Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
VIDEO - Deputetët shpërndahen, seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit mbetet e hapur

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

VIDEO - Deputetët shpërndahen, seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit mbetet e hapur


Warning: Undefined array key 11 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 12 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 13 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 14 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 15 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 16 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 17 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 18 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 19 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 20 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 21 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 22 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 23 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 24 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 25 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 26 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 27 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 28 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 29 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 30 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 31 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403


12:45 – Deputetët u larguan nga salla, por seanca për buxhetin mbetet e hapur

Deputetët e Kuvendit të Kosovës të cilët ishin të pranishëm në seancën e jashtëzakonshme, pas përfundimit të diskutimeve u larguan nga salla plenare, por seanca për buxhetin për vitin 2026, ku janë paraparë edhe pika të tjera si formimi i komisioneve parlamentare dhe miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare mbeti e hapur.

Sipas kryeparlamentarit Dimal Basha, seanca mbetet e hapur dhe procedurat do të vazhdojnë nëse ka ndryshime në qëndrimet e partive parlamentare.

“Pres diskutimet, seanca mbetet e hapur në rast se kemi ndryshim të qëndrimeve” – tha Basha.

12:40 – Kurti: Krijimi i Komisioneve dhe kalimi i marrëveshjeve ndërkombëtare esenciale për vendin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në seancen për kalim buxheti për 2026 dhe krijimit të komisioneve parlamentare u shpreh se këto komisione janë të përhershme dhe ekzistenciale për funksionim

Sipas tij, këto komisione kanë rol të qëndrueshëm dhe se pavarasisht dinamikave-janë komisione që mund të votohen.

“Një arsye logjike se pse komisionet  duhet të ngriten si trupa të Kuvendit e që janë katër-buxheti legjislacioi, integrimi europian dhe komunitete jo shumicë, vjen nga vetë emri i tyre, ka rol të qëndrushëm, prandaj edhe quhen të përhershme”- tha Kurti.

Ai shtoi se shteti po na thotë, “pavarësisht dinamikave që mund të jenë, katër komisione parlamentare i kam kyqe që të ekzistojnë dhe punojnë-janë a s’janë qeveritë në detyrë, në dorëheqje, e fuqiplotë, ato janë komisione në funksion të një ministrie që potencialisht mund të krijohen prej një qeverie që legjislativi i voton”- shtoi më tej Kurti, “janë të ingranuara edhe më thellë se qeveria”.

Gjendja tani është esenciale u shpreh Kurti.

“Temat tani përkojnë me fushveprimtarinë e këtyre komisioneve që janë të përhershme. Buxheti për 2026, buxheti për RTK, buxheti 2025 për komunat Prishtinë, Gjilan, Zubin Potok dhe marrëveshjet ndërkombëtare”

“Le të nisim me planin e rritjes së Bashkimit Europain e njohur si plani i rritjes  dhe ratifikimi i marrevëshjes me Kosovës dhe BE për kredi”-u shpreh Kurti

“Nëse nuk ratifikohen këto dy marrëveshje në këtë seancë e shkojmë në zgjedhje të reja, ne do i humbasim këto fonde. Ka shtete që mezi s’presin të shpërndahen te to”.

Sa i përket kalimit të buxhetit për 2026, Kurti u shpreh se nëse për ligjin për buxhetin 2026 ka problem opozita se e kanë propozuar, për buxhetin për RTK nuk ka të bëjë me qeverinë, sepse ne nuk e propozojnë. 

“Buxheti i RTK-së është i lidhur me trupat e Kuvendit, me komisionin e përhershëm për Buxhet”- u shpreh më tej.

Tash kuvendi është i konstitutiar dhe nuk ka asnjë arsye të mos votohet ky buxhet i RTK-së nga Kuvendi “Qeveria nuk mundet të bëj overdraft mbi overdraft”- për RTK-në”.

Kurti më tej theksoi se  Kosova nuk është në krizë ekonomike, “por mund të kalojë në krizë sociale për shkak të krizës politike dhe keqpwrdorimit te procedurave”- shtoi ai.

“Nëse ne jemi vonuar, pse ata (ish-opozita) nuk janë sot këtu për të na lënë neve fajin, e qytetarëve buxhetin. Ky (salla e Kuvendit), është vendi për të folur”.

12:25 – Gërvalla me apel publik LDK-së: “Ejani votoni, mos u bëni bashkë me të tjerët që bllokojnë buxhetin”

Zëvendëskryeministrja në detyrë dhe kryetarja e Listës Guxo, Donika Gërvalla, i është drejtuar sot me një apel publik grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke i ftuar që të marrin pjesë në votim dhe ta zhbllokojnë situatën në Kuvend.

Gërvalla tha se nuk ka pritje nga PDK, AAK dhe Lista Serbe, ndërsa theksoi se LDK-ja, si parti me traditë institucionale, nuk duhet t’i bashkohet, siç u shpreh ajo, “bllokadës së buxhetit”.

“Duke pasur pritjet e ulëta në raport me PDK dhe AAK dhe asnjë pritje nga Lista serbe, më lejoni që nga kjo foltore t’i drejtohem me një apel publik deputetëve të LDK-së. Duke e njohur vullnetin, pulsin, përkushtimin dhe vullnetin e votuesve tuaj, ju ftoj publikisht që si parti e ardhur nga një traditë institucionaliste, mos të bëheni bashkë me partitë tjera që bllokojnë buxhetin, pagat dhe të ardhmen e vendit,” – tha Gërvalla.

Ajo theksoi se marrëveshjet ndërkombëtare dhe vendimet që lidhen me buxhetin e vitit 2026 “janë të domosdoshme për funksionimin e shtetit dhe për realizimin e projekteve të komunave”.

“Ju bëj apel që të vini në orë më të vonshme dhe t’i votoni marrëveshjet ndërkombëtare. Ky apel publik ju drejtohet juve që të vini e të zhbllokoni këtë situatë,” -shtoi ajo.

12:00 – Agim Bahtiri i ndërhyn Përparim Grudës gjatë fjalimit në Kuvend

Agim Bahtiri (LVV) i ndërhyn Përparim Grudës (PDK) gjatë fjalimit në Kuvend: O burrë a je ardhë me bo hajgare a?

11:50 – Murati replikë me Grudën “Po thotë të pavërteta, komisionet mund të formohen edhe pa qeveri të re”Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të deputetit të PDK-së, Përparim Gruda, duke e akuzuar atë për “keqinformim të qëllimshëm” në lidhje me kompetencat e Kuvendit në periudhën paformim të Qeverisë.

Murati, në replikën e tij nga foltorja e Kuvendit, tha se pretendimi se nuk mund të mbahet seancë pa u formuar Qeveria “nuk është i shkruar askund” dhe se praktikat parlamentare mund të përshtaten në rrethana të jashtëzakonshme.

“U tha se nuk lejohet të mbahet seancë pa u formuar qeveria. Por kjo nuk qëndron, nuk është e shkruar askund. Ai iu referua praktikave, por praktikat ndërtohen duke i zbatuar. Kjo praktikë po bëhet tash”- tha Murati.

Sipas tij, vetë prezenca e deputetit Gruda në sallë, pavarësisht deklarimeve të mëhershme të Vlora Çitakut, tregon për “moskoordinim të brendshëm” në PDK.

“Për faktin se deputeti Gruda është këtu edhe pas konferencës për media të Vlora Çitakut, tregon për disonancë brenda partisë. Kanë vlerësuar se në holl ajo nuk ka bërë punë të mirë”- deklaroi Murati.

Murati mohoi pretendimin e Grudës se komisionet nuk mund të formohen pa u qartësuar pozita dhe opozita. Ai tha se kjo logjikë vlen vetëm për dy komisione specifike – atë të AKI-së dhe komisionin për Mbikëqyrje të Financave – të cilët me rregullore duhet t’i udhëheqë opozita.

“Për të gjitha komisionet tjera nuk ka rëndësi kush është opozitë e kush pozitë. Zoti Gruda po keqinformon qëllimshëm” -tha ai.

Në vazhdim, Murati ngriti pyetjen se përse PDK nuk po i voton buxhetet komunale, të cilat, sipas tij, janë vetëm të proceduara nga Kuvendi dhe nuk janë hartuar nga Qeveria.

“Cili është arsyetimi që nuk po i votojnë buxhetet e komunave? Hajde buxhetin 2026 e ka propozuar Qeveria, por buxhetet e komunave na vetëm i kemi proceduar”- theksoi ai.

11:46 – Gruda: Të gjithë e dini që seanca është jokushtetuese, mos e përdorni Kuvendin për fushatë

Deputeti i PDK-s-ë, Përparim Gruda në një fjalim në seancës për kalim të buxhetit për 2026 u shpreh se kjo seanë është komplet jo kushtetuese dhe se kjo që po ndodh sot është fushatë elektorale.

“Kjo seancë do mbahet mend në historinë e Kosovës si seanca në të cilën të gjithë ne e dimë që është e paligjshme dhe jo kushtetuese”.

Ai shtoi se një Kuvend nuk mund të mbajë seancë pa zgjedhur qeverinë.

“Nuk kam ardhur të bëjë propagandë politike, asnjë vend nuk lejon që një kuvend të mblidhet dhe të trajtoj çështje tjera përpos krijimit ë qeverisë. Midis konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes se qeverisë, nuk lejohet të mbahet asnjë seancë e ndërmjetme, kjo është praktika parlamentare e deri sotme e Kosovës dhe është standart i njohur në mbarë botën”, shtoi ai.

Gjatë fjalimit pati edhe polemika me nënkryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

“Duroni pak të foli edhe unë se një jam prej PDK këtu, nuk mundesh me ma diktu fjalimin”- u shpreh ai.

Rendi i ditës për sot është formimi i komisioneve dhe miratimi i disa projektligjeve.

“Si mund të krijohen komisione parlamentare kur nuk është definuar kush është pozitë e kush opozitë në këtë vend”- shtoi ai.

Ai lexoi nenin 31-paragrafin 5 të ligjit për qeverinë lidhur me këtë seancë.

“Qeveria jonë është në detyrë, jo në dorëheqje. Unë e kam me vete ligjin për qeverinë, neni 31 thotë: Qeveria në dorëheqje nuk mund të paraqes në Kuvend projektligje dhe paragrafi 5 thotë se vlen edhe për qeverinë në detyrë-kjo qeveri që kemi ne. I vetmi përjashtim  për qeverinë në dorëheqje ka të drejtë me propozu ligjin për buxhetin në kuvend, kjo nuk është qeveri në dorëheqje jo në detyrë”- shtoi ai.

 “Kufizimet e përcaktuara në këtë nen vlen edhe për qeverinë. Unë jam i bindur që ti nuk e din cka është qeveria në dorëheqje e ajo në detyrë, mos abuzo me detyrën”-ia kthei Haxhiut.

Sipas tij, kjo nënkuptohn që kryeministri Kurti “po don me dal këtu dhe me propozu ligjin për buxhetin dhe të votoj si deputet për këtë ligj- është absurd, e ndalon ligji dhe logjika”- shtoi më tej.

“Për juve z.Murati, gjykata supreme ka nxjerrë vendim- nuk keni të drejtë me mbajtë funksion ministri, ju po i mbani jashtëligjshëm”- përfundoi ai.

11:44 – Kusari-Lila: Deputetët kanë obligim të veprojnë – partitë që munguan nuk kanë arsyetim

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, nga foltorja e Kuvendit ka kritikuar partitë opozitare që nuk po marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme, duke theksuar se vendi po përballet me rrethana të paparashikueshme dhe se deputetët duhet ta marrin përgjegjësinë me seriozitet.

“Rrethanat në të cilat është vendi kanë paparashikueshmëri në raport me një pjesë të fondeve për Kosovën. Ajo çka për ne është e rëndësishme është që ta marrim përgjegjësinë e deputetit, ta ushtrojmë përgjegjësinë me nder. Më e lehta është të abstenohet ose të mos të vihet fare, siç kanë bërë partitë tjera, ata që nuk janë sot këtu, nga PDK, LDK, AAK dhe Nisma. Mirëpo, kjo nuk i arsyeton” – tha ajo.

Sipas Kusari-Lilës, pikat e rendit të ditës, përveç buxhetit të vitit 2026, janë detyrime të deputetëve dhe nuk varen nga vullneti politik i partive.

“Agjenda e ditës së sotme, veç buxhetit për vitin 2026, që është i propozuar nga kjo Qeveria, të gjitha pikat tjera janë detyrë e deputetëve të Kosovës. Formimi i komisioneve të përhershme bëhet mes grupeve parlamentare,”- tha ajo.

Ajo paralajmëroi se mosvotimi i marrëveshjeve ndërkombëtare ka pasoja të drejtpërdrejta financiare për vendin, sidomos në raport me Bashkimin Europian.

“Plani i rritjes nga Bashkimi Evropian ka afat, në dhjetor të vitit 2025 nëse nuk votohet, 10% nga 880 milionë euro humbin. Nuk mund të kthehen edhe nëse zgjedhjet mbahen kurdo që caktohen” – deklaroi Kusari-Lila.

11:35 – Basha: U bëj thirrje partive opozitare të lënë inatet

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha në seancën e jashtëzakonshme për kalim të buxhetit për 2026 dhe disa marrëveshjeve ndërkombëtare, u shpreh se këto pika janë urgjente dhe u bëri thirrje partive opozitare të lënë inatet politike.

Kjo seancë ka nëntë pika të rendit të ditës, ndër to formimin e komisioneve parlamentare, shqyrtimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, të buxhetit 2026, për RTK dhe për buxhetet për tri komuna.

“Bëhet fjalë për disa çështje urgjente që Kuvendi ka mandatin t’i trajtoj- pesë marrëveshje ndërkombëtare me vlerë deri 1 miliardë euro, buxheti për vitin 2026, buxhete të tri komunave që po përballen me vështiësi dhe pagat e RTK-së. Çështjet e kësaj séance nuk kanë të bëjnë me veprime politike, bëj thirrje që partitë të analizojnë me maturi dhe të mos pamundësohët votimi për inate politike”.

 Partitë opozitare LDK, PDK dhe NISMA e kanë konsideruar këtë seancë jolegjitime.

11:30 – Krasniqi: Seanca për buxhetin është jashtëligjore – Nisma s’ka votë për Konjufcën

Arbëresha Krasniqi nga Nisma Socialdemokrate ka deklaruar se partia e saj nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme për buxhetin dhe se nuk do të japë votë për Konjufcën.

Ajo tha se për muaj të tërë Nisma dhe lideri i saj, Fatmir Limaj, kanë vepruar në mënyrë konstruktive me qëllim që t’i jepnin Kosovës mundësi për stabilitet dhe zgjidhje politike, por sipas saj, kjo nuk ka ndodhur për shkak të mungesës së vullnetit nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Kurti.

“Për këto 10 muaj Nisma dhe Fatmir Limaj kanë qenë konstruktivë për t’i dhënë Kosovës mundësi dhe për të bërë më të mirën për qytetarët e Kosovës, por kjo nuk ka ndodhur. Si rezultat i pagadishmërisë së LVV-së dhe Kurtit, nuk është arritur një gjë e tillë. Nisma nuk merr pjesë në seancën në orën 11:00, është seancë jashtëligjore. Nisma nuk ka votë për këtë pjesë” – deklaroi Krasniqi.

Zemaj: Seanca për buxhetin e marrëveshjet ndërkombëtare, jolegjitime

Deputeti i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, në një konferencë për media para nisjes së seancës së jashtëzakonshme për kalim të projekt-buxhetit për 2026, u shpreh se kjo seancë është jo legjitime dhe se LDK nuk do marrë pjesë.

“Kjo seancë është mjet popullist dhe veprim politik me të cilin LVV është mësuar të operojë.  Pas konsumimit të çdo forme të manipulimit të opinionit publik nga muaji prill, për të fshehur mungesën e numrave për kriimin e qeverisë, sot po provohet ta quajmë ashtu treni i fundit, seancë jolegjitime, jologjike dhe në kundërshtim me rendin kushtetues e parlamentar, vetëm që Albin Kurti dhe LVV të zhveshet nga përgjegjesia e dështimit”.

Sipas tij, keto pika në rend dite do duhej diskutuar e jo të improvizohen ngutshëm.

“Në agjendën e seancës kanë përfshirë propozim buxhetin politik për vitin 2026, marrëveshje ndërkombëtare, kredi e borgje dhe projektligje buxhetore, të cilat do duhej dhe kërkojnë proces serioz të dhe konsultim të mirëfilltë, e jo improvizime të ngutshme që shpërfillin rregulloren dhe reduktojnë agjendën shtetërore me dekor fushate”- shtoi ai.

Për këtë arsye LDK nuk merr pjesë në një proces kaq të papërgjegjshëm – shtoi ai.

“LDK do marrë pjesë vetëm në seancën e orës 14:00 për çështjen e mandatarit. Sot manovrave të tyre do u vijë fundit dhe do kthehemi aty ku duhet-te qytetari. LDK është e gatshme të shkojë në zgjedhje, nuk kemi votë për asnjë mandatar të LVV, pa marrëveshje politike”- tha Zemaj.

Sipas tij, po të kishin vullnet për shumicë parlamentare, konsultimet do ishin bërë me kohë: “qëllimi nuk ka qenë ky, por krijimi i skemave të radhës”.

10:57 – Çitaku e quan “farsë” seancën e jashtëzakonshme për buxhetin

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pak para se të nisë seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, duke e quajtur atë të kundërligjshme dhe tentativë për të mbuluar dështimet e Qeverisë.

“Sot PDK nuk merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme… Kjo seancë është në kundërshtim me rendin kushtetues të Kosovës”- ka deklaruar ajo.

Çitaku ka thënë se viti 2025 është humbur plotësisht për Kosovën, për shkak, siç u shpreh, të bllokadës së shkaktuar nga partia në pushtet.

“Republika e Kosovës e ka humbur tërësisht vitin 2025. Ne kemi pasur nevojë për vit dinamik. Po kush e ka bërë këtë bllokim, partia e parë, LVV-ja”- ka thënë ajo.

Duke e quajtur seancën e thirrur sot “farsë”, Çitaku ka shtuar se bëhet fjalë për përpjekje për të maskuar dështimet qeveritare.

Çitaku ka folur edhe për pagat e punëtorëve të RTK-së, duke shtuar se ka mundësi ligjore që ato të ekzekutohen.

“Ministri në ikje ka mundësi ligjore ka mundësi ta bëjë një gjë të tillë përmes rezervave shtetërore”- tha ajo.

Ndërkohë, përmendi edhe kalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, duke thënë se Kosova është e izoluar.

“Për çfarë marrëveshjesh ndërkombëtare po flasim, ne jemi të izoluar. Çka kanë bërë që 10 muaj”. 

PDK-ja thjekson se nuk ka vota për Qeverinë Konjufca. 

“Nuk kemi votë as për Kurti 3 as për zotëri Konjufcën. Ftojmë presidenten Osmani që mos ta zvarrisë situatën. Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e reja” – theksoi Çitaku.

10:40 – Murati paralajmëron humbje prej mbi 200 milionë eurosh nëse Kuvendi s’i ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka paralajmëruar se vendi rrezikon të humbasë mbi 200 milionë euro nëse sot Kuvendi nuk arrin t’i ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare të planifikuara për votim.

Në një status të publikuar para fillimit të seancës, Murati ka shkruar se dështimi i ratifikimit do të thotë humbje e pakthyeshme e fondeve.

“Nëse Kuvendi sot nuk arrin të ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare, atëherë mbi 200 milionë euro humbin pakthyeshëm: 88 milionë nga plani i rritjes i BE-së, dhe mbi 120 milionë euro nga tri marrëveshjet me Bankën Botërore” – ka shkruar  ai.

Ministri në detyrë ka rikujtuar se për miratimin e këtyre marrëveshjeve nevojiten 80 vota. “Për ratifikim të marrëveshjeve ndërkombëtare nevojiten 80 vota”- ka shkruar Murati.

10:25 – PDK thërret konferencë për media para seancës së jashtëzakonshme

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të mbajë konferencë për media para seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga LVV.

Konferenca do të mbahet në 10:45 para zyrës së Grupit Parlamentar të PDK-së në Kuvend, derisa seanca pritet të nis në 11:00.

Deri më tani kjo parti, po ashtu LDK, AAK dhe Nisma kanë deklaruar se nuk do marrin pjesë në këtë seancë.

Kjo seancë ka nëntë pika të rendit të ditës, ndër to formimin e komisioneve parlamentare, shqyrtimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, të buxhetit 2026, për RTK dhe për buxhetet për tri komuna.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për shqyrtimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, buxhetin 2026, për RTK-në dhe atë për tri komuna – me gjithsej nëntë pika në rendin e ditës.

Partitë ish-opozitare, LDK, PDK, AAK dhe NISMA deri më tani kanë bërë të ditur publikisht se nuk do të marrin pjesë në këtë seancë e cila pritet të mbahet në orën 11:00 të mërkurën më 19.11.2025. 

Pas saj në orën 14:00 është thirrur seanca për formimin e Qeverisë.

Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, njoftoi se ka dorëzuar kërkesën me 40 nënshkrime për seancën e parë të ditës së nesërme e thirrur për miratim të buxhetit.

Kusari-Lila potencoi se pesë prej nëntë pikave të rendit të ditës janë marrëveshje ndërkombëtare, të cilat, siç thot ajo, në rast të mosmiratimit rrezikojnë shtyrjen  e vlerës prej 1 miliard euro financime, prej të cilave 290 milionë euro grant nga Bashkimi Europian.

“Afati për miratimin e Planit të Rritjes nga Bashkimi Europian është dhjetori 2025. Nëse kjo marrëveshje nuk miratohet deri në dhjetor, rrezikojmë të humbim 10% të vlerës totale prej 880 milionë euro, pra rreth 88 milionë euro”- potencoi ajo.

Komisionet parlamentare janë trupa punuese të Kuvendit përmes të cilave ushtrohet funksioni legjislativ dhe mbikëqyrës. Në bazë të nenit 77, paragrafi 1 i Kushtetutës, Kuvendi emëron komisione të përhershme, komisione funksionale dhe komisione ad hoc, që pasqyrojnë përbërjen politike të Kuvendit.

Komisionet e përhershme janë: Komisioni për Buxhet dhe Financa, Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi dhe Komisioni për Integrime Europiane. Ndërkohë, subjektet politike të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës kanë caktuar shefat e grupeve parlamentare.

Më 04.11.2025, Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje mandatoi Glauk Konjufcën për kryeministër të vendit.

Konjufca pas nominimit për mandatar tha se partitë tash e kanë në dorë nëse duan ta votojnë Qeverinë apo duan zgjedhje të reja.

“Tash partitë tjera e kanë në dorë nëse duan zgjedhje menjëherë. Të gjithë jemi në llupën e popullit, por mua po më duket që shpata e gjykimit do të jetë më e mprehtë se kurrë më parë”- tha Konjufca, duke thënë se kompromis më të madh se ky Vetëvendosja nuk mund të bëjë.

Në po të njëjtën ditë, presidentja Vjosa Osmani zyrtarisht mandatoi atë dhe menjëherë ka filluar afati 15-ditësh i Konjufcës për të formuar Qeverinë e re.

“Nuk kemi emër tjetër, përveç propozimit nga partia e parë me emrin e zotëriut Glauk Konjufca… Mandatimi i tij është gjithashtu në përputhje me përgjegjësinë tjetër – që presidentja të ruajë stabilitetin e vendit duke shmangur zgjedhjet”- tha Osmani.

Pas mandatimit nga LVV, Konjufca u shpreh se nuk synon koalicione dhe qeveri afatgjate.

“Ideja ka qenë e thjeshtë, ta krijojmë një Qeveri të re për me i shmangë dy gjëra aq shumë të rëndësishme: e para janë zgjedhjet e reja dhe e dyta që të provojmë të bashkëpunojmë që të mundet Kosova me pasë buxhetin e saj për vitin 2026”- tha Konjufca para gazetarëve.

Propozimi i LVV-së për Qeveri të udhëhequr nga Konjufca u kundërshtua nga PDK, LDK, AAK dhe NISMA Socialdemokrate, të cilat kërkojnë zgjedhje e jo zvarritje të procesit, siç po e quajnë ata propozimin e LVV-së.

Kosova tashmë po i bën nëntë muaj pa institucione të reja, pra që nga zgjedhjet e 09.02.2025.

Mandatari i parë për Qeverinë, Albin Kurti, ka dështuar t’i marrë votat e nevojshme në Kuvendin e Kosovës për formimin e Qeverisë “Kurti 3”.

Për kanë votuar 56 deputetë, partitë e ish-opozitës kanë votuar kundër dhe katër vota kanë qenë abstenim.

Në ndërkohë, Gjykata Kushtetuese është ende duke e trajtuar një ankesë të Listës Serbe në lidhje me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, dhe ende është e paqartë nëse ky institucion do ta konsiderojë të konstituar Kuvendin.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”