Foto: Pixabay
Vdes shoferi pas aksidentit të automjetit me nxënës në Vushtrri, shtatë të lënduar
Shoferi i një automjeti që transportonte nxënës ka vdekur pas një aksidenti mëngjesin e së enjtes në Vushtrri.
Si pasojë e aksidentit të lënduar kanë mbetur shtatë nxënës.
Viktima është H.S., 59-vjeçar. Aksidenti ka ndodhur më 13.03.2025, në ora 08:00, ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti tha se automjeti i aksidentuar kishte përfunduar jashtë rrugës, ndërsa nga hetimet e para dyshohet të kenë qenë shkak: pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë.
Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi tha se H.S. ishte shofer i linjës së transportit të nxënësve në fshatin Duboc.
Idrizi njoftoi se nxënësit e lënduar janë duke marrë trajtim në Emergjencën e Spitalit “Sheikh Zayed”, në Vushtrri.
Ndërsa në emër të Komunës, Idrizi i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës.