Ilustrim
Vdes në spital i lënduari në aksidentin e ndodhur në Radivojc të Vitisë në muajin korrik
24.11.2025 - 10:05
I lënduari në aksidentin e ndodhur më 14.07.2025 në Radivojc të Vitisë ka vdekur derisa po trajtohej në spital.
Viktima ishte në hospitalizim që nga data e aksidentit.
Kështu bën të ditur Policia e Kosovës më 24.11.2025.
Policia njofton se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.