Ilustrim
Vdes në QKUK një person që ishte aksidentuar para një jave në Prishtinë
19.10.2025 - 08:47
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje me 18.10.2025 ka vdekur në QKUK një person që kishte pësuar një aksident në Prishtinë.
Sipas Policisë, aksidenti kishte ndodhur në Çagllavicë me 11.10.2025 në mes të një automjeti dhe një moto-kultivatori.
Sipas njoftimit, viktima ka qenë pasagjer në moto-kultivator, ndërsa pas aksidentit shoferi i veturës tjetër ishte arrestuar dhe dërguar në mbajtje.