Vazhdon tradita shembullore e banorëve të fshati Dejnë
Mbi 800 litra gjak janë dhuruar sot, më 5 janar 2020, nga qytetarët e fshatit Dejnë të Rahovcit, gjatë një aksioni humanitar për dhurimin e gjakut.
Për të 19 vjet me radhë banorët e fshatin Dejnë kanë dhuruar gjak në mënyrë të organizura duke qenë edhe një model për dhurimin e gjakut në Kosovë.
Labinot Berisha organizatorë i këtij aksioni ka potencuar për Kallxo.com se gjatë këtij aktiviteti janë mbledhur qindra doza gjak për njerëzit në nevojë.
“Aksioni i dhurimit te gjakut në Dejnë ka filluar në ora 11:00 dhe ka zgjatur orën 15:00. Nga të dhënat janë mbi 800 litra gjak të dhuruar nga qytetarët e Dejnës për nevojat e pacientëve të spitalizuar në Kosovë”, ka thënë Berishna .
Ai ka thënë se ky aksion është shndërruar në një ngjarje tradicionale humanitare, marrë parasysh se këtë viti shënon 19 vjetorin e tij.


