Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Ushtritë e NATO-s të papërgatitura për luftëra dronësh - paralajmëron Komandanti i Ukrainës

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Depoja e naftës në Proletarsk në rajonin rus të Rostovit digjet dhjetë ditë pas sulmit me një dron ukrainas. Foto: Planet Labs

Ushtritë e NATO-s të papërgatitura për luftëra dronësh - paralajmëron Komandanti i Ukrainës

Forcat e armatosura të NATO-s nuk janë të gatshme për një luftë moderne dronësh – ka deklaruar Komandanti ukrainas në krye të Sistemeve të pajisjeve pa personel, tri vjet pas konfliktit me Rusinë, ku të dy palët po mundohen ta bëjnë dallimin nëpërmjet fuqisë teknologjike – raporton të mërkurën Agjencia e lajmeve Reuters.

Kievi po mundohet fort që të jetë më lart se armiku duke përfshirë Inteligjencën Artificiale, dërgimin e më shumë dronëve tokësorë dhe duke testuar laserë për të rrëzuar pajisjet pa personel të Rusisë – ka deklaruar kolonel Vadym Sukharevskyi, drejtues i Forcave të Sistemeve pa Personel të Ukrainës.

Duke folur në Zyrën e rinovuar për këto forca, por që Reutersit i është kërkuar që të mos e raportojë lokacionin, Sukharevskyi ka folur për avancimet që janë bërë dhe për ndikimin e dronëve prej se ka nisur pushtimi rus, më 2022. Ai ka thënë se dronët kanë përmbysur edhe doktrinat e mëhershme të luftës.

“Nga çfarë kam parë dhe dëgjuar, asnjë ushtri e NATO-s nuk është gati për t’i rezistuar llojeve të shumta të dronëve.” – ka deklaruar Sukharevskyi, në një intervistë të realizuar së fundmi.

Ai ka thënë se NATO-ja duhet ta pranojë epërsinë ekonomike të dronëve që shpesh kushtojnë shumë më lirë, sesa të prodhosh armatim konvencional që kërkohet për rrëzimin e tyre.

“Është matematikë elementare. Sa kushton një raketë që e qëllon një (dron rus) Shahed? Dhe, sa kushton dërgimi i një anije, aeroplani dhe një sistemi ajror për ta hedhur atë?”

Dronët me rreze të gjatë veprimi mund të kushtojnë disa mijëra dollarë për dronët më të thjeshtë, derisa dronët sulmues “Shahed” llogaritet se kushtojnë dhjetëra-mijëra dollarë. Raketat e mbrojtjes ajrore kapin vlera gjashtë ose shtatëshifrore dhe shumë vende kanë vetëm stoqe të kufizuara – duke e bërë joekonomik përdorimin e tyre.

Komentet e Sukharevskyit vijnë në kohën kur disa anëtare të NATO-s në Europë kanë rritur theksueshëm shpenzimet e mbrojtjes, që të përgatiten për luftë, në rast se përshkallëzohet lufta e Ukrainës. Me përkrahjen amerikane për Ukrainën dhe Europën që po lëkundet janë intensifikuar edhe përpjekjet.

Prej pushtimit të Ukrainës nga Rusia më 2022 ka pasur përdorim theksueshëm të rritur të dronëve.

Ukraina thotë se ka prodhuar 2.2 milionë dronë të vegjël FPV e 100 mijë dronë më të mëdhenj dhe me rreze më të gjatë veprimi më 2024. Rusia më parë kishte bërë të ditur se do të prodhonte 1.4 milionë dronë FPV, në të njëjtin vit.

“Aktualisht, edhe Komandanti i Forcave të Armatosura të Ukrainës thotë se më shumë se 60% e caqeve janë shkatërruar prej dronëve.” – ka thënë Sukharevskyi.

“Çështja e vetme është sesi do të zhvillohen taktikat e përdorimit të tyre dhe pastaj aspekti teknologjik.”

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”