Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
UP: Lëshimet teknike në provimin pranues të Fakultetit të Mjekësisë nuk e cenojnë kredibilitetin e testimit

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

UP: Lëshimet teknike në provimin pranues të Fakultetit të Mjekësisë nuk e cenojnë kredibilitetin e testimit

Komisioni i Universitetit të Prishtinës, që e ka hetuar provimin pranues të Fakultetit të Mjekësisë, ka konstatuar se ndonjë lëshim teknik që mund të ketë ndodhur në testin e Kimisë në asnjë mënyrë nuk e cenon kredibilitetin e procesit të testimit të kandidatëve për pranim në këtë Fakultet.

Komisioni ka shtuar se për të gjithë nxënësit me përgatitje mesatare lëshimet teknike në test të Kimisë konsiderohen që nuk kanë ndikim në zgjidhjen e detyrave dhe si rezultat në përzgjedhjen e alternativës së saktë.

Gjithashtu, edhe për testin e Biologjisë nuk kanë gjetur gabime përmbajtjesore dhe për rrjedhojë nuk pranohen pretendimet e kandidatëve të cilët u ankuan se pati gabime teknike në provimin pranues.

“Komisioni i përbërë nga profesorët Bashkim Thaçi e Arlinda Bytyqi-Damoni, ekspertë për lëndën e Kimisë dhe profesori Bekim Gashi, ekspert për lëndën e Biologjisë, konstatuan njëzëri se ndonjë lëshim teknik që mund të ketë ndodhur në testin e Kimisë në asnjë mënyrë nuk e cenon kredibilitetin e procesit të testimit të kandidatëve për pranim në Fakultetin e Mjekësisë.” – thuhet në Njoftimin e UP-së, më 22.07.2025.

“Komisioni i pavarur dhe i përbërë nga anëtarët të cilët nuk morën pjesë as në përgatitjen e pyetjeve për provimin pranues, e as në Komisionin për Ankesa, pas shqyrtimit të të gjitha pretendimeve për lëshime, erdhi po ashtu në përfundim se në testin e Biologjisë nuk është bërë ndonjë lëshim i natyrës teknike apo përmbajtesore.” – kanë shtuar nga UP.

UP i ka siguruar të gjithë të testuarit dhe qytetarët e Kosovës se në të gjitha rastet e proceset dhe pa asnjë dallim do të veprojë me transparencë, ligjshmëri e meritokraci.

Ky Komision u vendos që të krijohej javën e kaluar, më 18.07.2025, pasi u publikuan pretendime të kandidatëve se pati gabime teknike në provim pranues të Fakultetit të Mjekësisë.

Tre kandidatë të intervistuar nga KALLXO.com deklaruan më 17.07.2025 gabimet teknike në provimin pranues ku janë testuar, ndërsa janë ankuar në Komisionin e Ankesave të Fakultetit të Mjekësisë dhe thanë se Ankesat e tyre janë vlerësuar të pabazuara.

Më 21.07.2025, 23 kandidatë për studentë të Fakultetit të Mjekësisë të UP-së, të shoqëruar nga prindërit e tyre, protestuan para Ministrisë së Arsimit.

Ata shprehën pakënaqësitë rreth gabimeve teknike dhe parregullsive, sipas tyre, gjatë provimit pranues të mbajtur më 12.07.2025.

Provimi pranues i Fakultetit të Mjekësisë ka nga 25 pyetje në lëndët Kimi dhe Biologji, ndërsa këtë vit kanë qenë 5 drejtime të studimit: Mjekësi e Përgjithshme, Stomatologji, Farmaci, Infermieri dhe Fizioterapi.

Nga deklarimet e kandidatëve për KALLXO.com tri pyetje në Kimi janë identifikuar me gabime teknike, si dhe një në Biologji që ka të bëjë me përgjigjen e saktë, që do të duhej të ishte ndryshe prej asaj që është marrë e saktë.

KALLXO.com mori përgjigje vetëm nga Komisioni i profesorëve nga lënda e Biologjisë që kanë përpiluar pyetjet e kësaj lënde në provim, të cilët janë: Kemajl Bislimi, Elez Krasniqi dhe Mentor Sopjani.

Mirëpo, në bazë të përgjigjes së tyre, për pyetjen e kontestuar thanë se e kanë marrë si përgjigje të saktë atë që shkruan në librat e Biologjisë të klasës së 10, me vit të botimit 2005, 2012 dhe 2014, me të cilat thonë se mësohet në Shkolla të Mesme.

Ky Komision ka treguar se kanë pasur gjithsej 10 Ankesa dhe janë sjellë me korrektësi dhe respekt ndaj secilit ankues. Përgjigjen e tyre të plotë e gjeni në lajmin e publikuar më 18.07.2025.

Në lidhje me pretendimet e kandidatëve KALLXO.com i ka pyetur nga data 17.07.2025, por Komisioni i Kimisë dhe ai i Ankesave nuk kanë dhënë ende përgjigje.

Komisioni për përpilimin e pyetjeve të provimit pranues të Fakultetit të Mjekësisë nga lënda e Kimisë është përbërë nga: Arben Haziri, Makfire Sadiku dhe Hamit Ismaili.

Komisioni i Ankesave i Fakultetit të Mjekësisë përbëhet nga: Vlora Ismaili-Jaha, Premtim Rashiti dhe Xhevdet Krasniqi.

Si dhe Komisioni për pranimin e studentëve të Mjekësisë është përbërë nga: Burim Neziri (Kryesuesi i Komisionit) dhe Naim Morina, Linda Dula, Drilon Ahmetaj, Kastriot Meqa, Besarta Pelaj dhe Xhevat Jakupi (anëtarë).

Më 11.07.2025, KALLXO.com e ka monitoruar karantimin e profesorëve që zgjati 18 orë për përgatitjen e provimit pranues. Gjatë këtij izolimi ata kanë pasur kohë për t’i kontrolluar provimet, nëse kanë gabime teknike.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”