Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Trump në bisedimet me Netanyahun do ta shtyjë përpara propozimin e paqartë për paqe në Gazë

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

(Ilustrim) Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu gjatë darkës së 07.07.2025 në Shtëpinë e Bardhë. Foto: Facebook / White House

Trump në bisedimet me Netanyahun do ta shtyjë përpara propozimin e paqartë për paqe në Gazë

Donald Trump do ta presë kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë, derisa presidenti amerikan po mundohet ta çojë përpara një propozim të paqartë të paqes në Gazë, pasi një mori liderësh të shteteve perëndimore e kanë njohur shtetësinë palestineze duke sfiduar kundërshtimin amerikan dhe izraelit, raporton Reuters.

Në vizitën e katërt të Netanyahut në Shtetet e Bashkuara pas kthimit të Trumpit në presidencë në janar, lideri djathtist izraelit do të mundohet të fuqizojë edhe më shumë marrëdhëniet më të rëndësishme që i ka me aleatët amerikanë në kohën kur po rritet izolimi ndërkombëtar pas pothuajse dy vjetësh të luftës izraelite kundër “Hamasit” në Rripin e Gazës.

Ai mund të presë pritje të ngrohtë krahasuar me refuzimin që iu bë gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të premten (26.09.2025) kur shumë delegatë lëshuan sallën në shenjë proteste.

Netanyahu sulmoi atë që e quajti “vendim poshtërues” për njohjen e Palestinës javën e kaluar nga Britania, Franca, Kanadaja, Australia dhe disa vende të tjera perëndimore, duke shënuar një ndryshim të madh politike prej aleatëve më të mëdhenj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Këto vende janë se njohja ishte e domosdoshme për të ruajtur prospektin e zgjidhjes me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez dhe për të ndihmuar përfundimin e luftës.

Trump, i cili ka kritikuar njohjet si shpërblim për “Hamasin”, i ka thënë të dielën (28.09.2025) Reutersit se shpreson se do të ketë pëlqimin e Netanyahut për një marrëveshje kornizë për t’i dhënë fund luftës në enklavën palestineze dhe për lirimin e pengjeve izraelite në duar të “Hamasit”.

“Po marrim një përgjigje shumë të mirë, sepse edhe Bibi dëshiron ta bëjë marrëveshjen”, ka deklaruar Trump në një intervistë telefonike, duke përdorur nofkën e Netanyahut. “Të gjithë duan ta bëjnë marrëveshjen”.

Ai i vlerësoi udhëheqësit e Arabisë Saudite, Katarit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Jordanisë dhe Egjiptit për ndihmën dhe ka theksuar se marrëveshja synon të shkojë përtej Gazës drejt një paqeje më të gjerë në Lindjen e Mesme.

“Quhet paqe në Lindjen e Mesme, më shumë sesa në Gazë. Gaza është pjesë e saj. Por është paqe në Lindjen e Mesme”, ka theksuar ai.

I pyetur nëse tani ekziston një marrëveshje e dakorduar për paqen në Gazë, një zyrtar i lartë izraelit ka thënë se  “është shumë herët për ta thënë”. Zyrtari shtoi se Netanyahu do të japë përgjigjen e Izraelit për propozimin kur të takohet të hënën me Trumpin.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”