Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Trump i kundërpërgjigjet Medvedevit: Kam urdhëruar dy nëndetëse bërthamore të pozicionohen në regjione të duhura

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Foto: REL

Trump i kundërpërgjigjet Medvedevit: Kam urdhëruar dy nëndetëse bërthamore të pozicionohen në regjione të duhura

Donald Trump, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka reaguar pas deklaratave të Dmitry Medvedev, ish-presidentit rus dhe zëvendëskryesuesit të Këshillit të Sigurisë të Federatës Ruse.

Presidenti Trump në një postim në platformën Truth i është kundërpërgjigjur ish-presidentit rus, duke i quajtur deklaratat e tij “tejet provokuese”.

Trump ka njoftuar se ka urdhëruar vendosjen e dy nëndetëseve bërthamore në regjione të duhura, duke nënkuptuar në afërsi të Rusisë.

“Duke u bazuar në deklaratat tejet provokative të ish-presidentit të Rusisë, Dmitry Medvedev, i cili tani është zëvendëskryesues i Këshillit të Sigurisë të Federatës Ruse, kam urdhëruar dy nëndetëse bërthamore të pozicionohen në regjione të duhura, në rast se këto deklarata qesharake dhe nxitëse janë më shumë se aq. Fjalët janë shumë të rëndësishme dhe shpesh mund të çojnë në pasoja të padëshiruara, shpresoj se kjo nuk do të jetë një nga këto raste.” – ka shkruar Trump në Truth, më 01.08.2025.

Kurse, ish-presidenti rus Medvedev në deklaratën e tij të postuar në platformën X, (ish-Twitter), më 28.07.2025, ka folur për armëpushimin që Trump ia kërkoi Rusisë dhe Ukrainës në fillim të muajit korrik.

“Trumpi duke luajtur lojën e ultimatumit me Rusinë: 50 ditë ose 10… Ai duhet t’i kujtojë dy gjëra: 1. Rusia nuk është Izrael, as madje Iran. 2. Çdo ultimatum i ri është një kërcënim dhe një hap drejt luftës. Jo mes Rusisë dhe Ukrainës, por me shtetin e tij. Mos ndiqni rrugën e Joe të përgjumur [Sleepy Joe]!” – ka shkruar Medvedev më 28.07.2025.

 

Më 28.07.2025, Radio Evropa e Lirë ka raportuar se presidenti Trump kishte deklaruar se do të shkurtojë afatin që i dha homologut rus, Vladimir Putin, për një armëpushim, nga 10 ose 12 ditë, mes rritjes së zemërimit për bombardimet e vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë dhe mungesës së përparimit drejt paqes.

Duke folur para gazetarëve në Skoci më 28 korrik, Trump tha se është “shumë i zhgënjyer” me Putinin dhe se “nuk kam pse pres” deri në përfundim të afatit fillestar prej 50 ditësh që u kishte vendosur të dyja palëve më herët gjatë këtij muaji, në rast se Moska nuk arrin një marrëveshje me Kievin.

“Do ta vendos një afat të ri nga 10 apo 12 ditësh, duke nisur nga sot”, u tha Trump gazetarëve teksa u takua me kryeministrin britanik, Keir Starmer.

Dmitry Medvedev ka qenë presidenti i tretë i Rusisë më 2008 – 2012.

Agresioni rus kundër Ukrainës ka nisur më shumë se tre vjet më parë.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Punime në rrjetin elektrik, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten