Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Të miturit gjithnjë e më shpesh në shënjestër të propagandës terroriste, paralajmëron EUROPOL-i

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Ilustrim, Foto: Pixabay

Të miturit gjithnjë e më shpesh në shënjestër të propagandës terroriste, paralajmëron EUROPOL-i

Agjencia Evropiane e Policisë (EUROPOL) bëri të ditur se pas një operacioni të gjerë në fund të muajit maj ka hequr nga interneti mbi 2,000 linqe që përmbanin propagandë xhihadiste dhe ekstremiste të djathtë, që kishte për synim të shënjestronte të miturit.

Në këtë aksion morën pjesë Shqipëria, Austria, Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Çekia, Danimarka, Gjermania, Hungaria, Irlanda, Malta, Portugalia, Serbia, Sllovenia, Spanja, Ukraina dhe Mbretëria e Bashkuar.

Ky aksion i Agjencisë policore të Bashkimit Evropian vjen vetëm disa javë pasi EUROPOL-i krijoi një grup të ri operacional të punës, të dedikuar për luftimin e praktikës gjithnjë e më të përhapur të rekrutimit të të miturve në krim të organizuar dhe të rëndë.

“Grupet terroriste gjithnjë e më shpesh i synojnë të rinjtë, duke shfrytëzuar dobësitë e tyre, por edhe aftësinë e tyre për të përdorur mjete digjitale, për të përhapur ide të dhunshme dhe ekstremiste.” – deklaroi drejtoresha ekzekutive e EUROPOL-it Catherine De Bolle.

“Mbrojtja e fëmijëve nga shfrytëzimi nga rrjetet kriminale është një nga prioritetet tona kryesore.” – theksoi ajo.

Në Raport përmenden taktika shqetësuese të reja të grupeve ekstremiste, që përdorin Inteligjencën Artificiale (IA) për të krijuar tekste, imazhe dhe video, me qëllim që të afrohen te publiku i ri.

Sipas EUROPOL-it propaganda shpesh përfshin: kombinime të imazheve të fëmijëve me mesazhe ekstremiste, përmbajtje në formë memesh dhe video të shkurtra me elemente nga lojërat kompjuterike, glorifikim të të miturve të cilët kanë marrë pjesë në sulme terroriste, ku djemtë paraqiten si “luftëtarë” dhe “shpresa e shoqërisë”, ndërsa vajzat si mbështetëse të luftëtarëve të ardhshëm.

Veçanërisht shqetësues është trendi i përdorimit të narrativës së viktimës, ku përmes imazheve të fëmijëve të plagosur apo të vrarë në zonat e luftës nxitet identifikimi emocional dhe ndjenja e nevojës për hakmarrje – thekson EUROPOL-i.

Qendra Evropiane për Luftën kundër Terrorizmit në kuadër të EUROPOL-it (ECTC) vazhdon t’i mbështesë vendet anëtare në parandalimin dhe hetimin e përhapjes së përmbajtjes terroriste në internet, me qëllim krijimin e një mjedisi digjital më të sigurt për qytetarët e BE-së – thuhet mes të tjerash në deklaratë./REL


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”