Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Skandal në Klinë: Në sy të policëve djali i policit dyshohet se gjuajti me armë, plumbi qorr plagos një qytetar 

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Skandal në Klinë: Në sy të policëve djali i policit dyshohet se gjuajti me armë, plumbi qorr plagos një qytetar 

KALLXO.com ka zbuluar një rast skandaloz në Klinë, në të cilin, dyshohet se djali i një zyrtari policor ka qëlluar me armë zjarri nga lokali i të atit. 

Nga predhat qorre të shkrepura, policia ka ngritur dyshime se një qytetar është plagosur disa dhjetëra metra nga vendi i ngjarjes. Në momentin kur është gjuajtur me armë, tre policë dyshohet se ishin në kafiteri, ndërsa të njëjtit nuk reaguan për të arrestuar personi që dyshohet se qëlloi në ajër. 

Më 19 shtator 2025, një person u paraqit në polici dhe raportoi se derisa ndodhej në oborrin e xhaxhait të tij, ishte goditur lehtë nga një plumb qorr, duke pësuar një gërvishtje mbi vetullën e djathtë.

Hetimet e mëvonshme ngritën dyshime se plumbi kishte ardhur nga lokali “Kuzhina e Djalit” në Klinë, në pronësi të zyrtarit policor, Mon Morina.

Sipas informacioneve që ka siguruar KALLXO.com, armën e ka përdorur djali i Morinës, i cili tashmë po hetohet për veprën penale të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm. Bashkë me të, dyshohet se ka shtënë edhe djali i një politikani.

Tutje KALLXO.com, mëson se në mesin e personave ku u gjuajt me armë kishte edhe zyrtarë policorë, të paktën tre prej tyre ka arritur që të identifikoi edhe KALLXO.com.

Në momentin e të shtënave, në lokal ishin të pranishëm edhe disa zyrtarë të Policisë së Kosovës, mes tyre Mon Morina si pronar, si dhe zyrtarët policorë Endrit Raci e Ali Kamberi.

KALLXO.com e ka konfirmuar me Prokurorinë e Pejës edhe inicimin e procedurave penale për të paktën dy persona në lidhje me veprën e shkaktimit të rrezikut. 

Prokurori i rastit, Dorjan Juniku në Pejë, tashmë ka udhëzuar Drejtorinë e Hetimeve brenda Inspektoratit Policor të Kosovës, që të trajtoj rastin

KALLXO.com mëson se në natën kritike ndonëse ishte informacioni se rasti ka ndodhur në një lokal në të cilin kishte edhe zyrtarë policorë, Inspektorati Policor i Kosovës nuk ishte njoftuar. 

“Me të pranuar informacionin kam urdhëruar hetuesit nga sektori i hetimeve në Klinë që të fillojnë hetimet dhe të zbardhin rastin, ashtu që pas dy ditësh është arritur që të identifikohet restorani nga kanë ardhur të shtënat me armë e më pas edhe personi i cili kishte shtënë”- thuhet në përgjigjen e prokurorit Juniku për KALLXO.com

Tutje prokurori konfirmon edhe faktin se i dyshuari që gjuajti me armë zjarri është konfirmuar se është djali i zyrtarit policor Mon Morina. 

“Pas shikimit të parë të kamerave është identifikuar personi që ka shtënë e që është djali i pronarit të lokalit, që është zyrtar policor, e më pas dyshohet se në lokal në kohën e të shtënave ishin edhe tre zyrtarë tjerë policorë”- thuhet në përgjigje. 

Për shkak të dyshimeve të përfshirjes në rast edhe të zyrtarëve policorë që ishin në ngjarje, tashmë Inspektorati Policor i Kosovës i autorizuar nga prokurori Juniku kanë nisur hetimet për rolin dhe përgjegjësinë e tyre. 

“Kam autorizuar IPK-në që të bëjnë tërheqjen e DVR nga Sektori i Hetimeve Rajonale në Pejë gjë që edhe e kanë bërë dhe jemi në pritje të gjetjeve zyrtare që më pas të veprohet tutje duke u bazuar në ligjin”- thotë Prokurori Juniku. 

Procedurat thonë se Inspektorati Policor i Kosovës në raste të tilla duhet të njoftohet përmes Policisë së Kosovës, drejtorisë së përcaktuar ku është regjistruar rasti në momentin e parë që mësohet se ka përfshirje të zyrtarëve policor. 

KALLXO.com ka kërkuar sqarime nga IPK për ngjarjen e që të njëjtit kanë konfirmuar se janë duke trajtuar rastin që ka ndodhur në lokalin “Kuzhina e Djalit” në Klinë, pronë e zyrtarit policor, Mon Morinës.

“Kemi kontaktuar me prokurorin e shtetit, me autorizim të prokurorit hetueist e IPK-së kanë siguruar dhe janë duke analizuar pamjet dhe kamerat e sigurisë. Aktualisht jemi në fazën e analizimit të materialeve të siguruara me qëllim të identifikimit të të gjithë zyrtarëve policorë që dyshohet se kanë qenë të pranishëm”- thuhet në përgjigjen e IPK-së për KALLXO.com.

Të njëjtit kanë potencuar edhe se pas analizimit të pamjeve dhe veprimeve të zyetarëve policor për gjithsecilin do të ndërmerren masat e nevojshme ligjore.

KALLXO.com ka kërkuar të dhëna edhe nga Policia në Pejë e Klinë në lidhje me rastin. Deri në publikimin e këtij hulumtimi, Policia në Pejë e edhe komandanti i policisë në Klinë nuk kanë ofruar përgjigje në lidhje me ngjarjen e regjistruar.

Tutje KALLXO.com ka tentuar të marrë përgjigje edhe nga policët që ishin në vendin e ngjarjes.

Ekipi i KALLXO.com ka kërkuar sqarime nga Endrit Raci njëri nga policët që është identifikuar se ishte në lokal në kohën kur ishin gjuajtur të shtënat me armë, por as ai nuk ka kthyer përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli. 


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”