Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Shtetasi i huaj tenton të shmangë kontrollin kufitar në Vërmicë, ndalohet nga Policia
10.10.2025 - 10:40
Policia raporton se një burrë, shtetas i huaj, në hyrje të pikës kufitare në Vërmicë, nuk ka respektuar urdhrat e personave zyrtarë për kontroll të vijës së dytë dhe ka vazhduar duke u larguar nga pika kufitare.
Më pas, njoftohet se i dyshuari është ndaluar nga Policia dhe se i është gjetur një grinder dhe mbështjellës për substancë narkotike.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në gjykatë në procedurë të shpejtë”- thuhet në raportin policor të datës 10.10.2025.
Rasti raportohet se ka ndodhur më 09.10.2025.