Foto: KALLXO.com
Shtatë ditë pasi ishte rrëzuar dhe lënduar rëndë, vdes një person në QKUK
08.9.2025 - 11:07
Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shtatë ditë pasi ishte rrëzuar e kishte pësuar lëndime të rënda në Rahovec.
Incidenti kishte ndodhur në Rahovec më 31.08.2025, teksa me rastin e vdekjes së tij, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Më 07.09.2025 ka ndërruar jetë viktima i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK, pasi i njëjti me datën e lartcekur dyshohet se ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime të rënda”- thuhet në njoftimin e PK-së më 08.09.2025.
Rasti është inicuar si hetim i vdekjes.