Foto: Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës
Shpëtohen dy persona në malin e Korabit, dyshohet se u helmuan pasi konsumuan një bimë
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës (SHKSHMK) ka njoftuar se dy personave në malin e Korabit u është përkeqësuar gjendja shëndetësore pasi kishin ngrënë një bimë helmuese.
Sipas njoftimit, dy personave u është dhënë ndihma e parë por për shkak të gjendjes shëndetësore të njëjtit janë dërguar në Spitalin e Tiranës.
“Dy personave të lartcekur i është dhënë ndihma e parë dhe janë mbajtur në kontroll, por për shkak gjendjes së tyre të rënduar shëndetësore dhe kritike është kërkuar ndihmë për evakuim nga ajri. Autoritetet Shqiptare pa humbur kohë kanë nisur një ekip mjekësh dhe staf të shpëtuesve nga njësia ajrore, të cilët me të arritur kanë filluar me procedurat emergjente mjekësore dhe i kanë evakuar në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë”- thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se njëri është shtetas shqiptar, banor i zonës dhe një turist me shtetësi gjermane.
Sipas SHKSHMK-së, një nga turistët ka patur vetëdije dhe mbulueshmëri me rrjet telefonik mobil dhe ka kërkuar ndihmë duke i dërguar edhe koordinatat e tyre.
“Dy nga anëtarët e ShKShMK kanë qenë duke i zhvilluar aktivitetet e tyre shumë afër lokacionit dhe me të marr lajmin janë nisur në vendodhjen e tyre”- thuhet në njoftim.
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka përgëuzar të gjithë për punën profesionale dhe koordinimin e saktë në kohë rekorde.