Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Shefja e KE-së thotë se janë tri opsione për mbështetjen financiare të Ukrainës

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Shefja e KE-së thotë se janë tri opsione për mbështetjen financiare të Ukrainës

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përmes një letre dërguar qeverive të Bashkimit Evropian më 17 nëntor tha se janë tri opsione për të përmbushur nevojat financiare të Ukrainës, përfshirë një kredi duke përdorur asetet e ngrira ruse, por edhe kombinimi i të tri opsioneve është i mundur.

Muajin e kaluar, udhëheqësit e BE-së u pajtuan që të përmbushin “nevojat urgjente financiare” të Ukrainës për dy vjetët e ardhshëm, por nuk miratuan një plan për përdorimin e aseteve të ngrira ruse për të financuar një hua të madhe për Kievin, për shkak të shqetësimeve të ngritura nga Belgjika.

Udhëheqësit e të gjitha vendeve të BE-së, përveç Hungarisë, kërkuan nga KE-ja që të propozojë opsione për mbështetjen financiare të Ukrainës, shtet që po lufton me Rusinë që nga viti 2022.

“Ne kemi identifikuar tri opsione kryesore, pra mbështetje e financuar nga shtetet anëtare përmes granteve, një hua me përgjegjësi të kufizuar e financuar nga Bashkimi Evropian duke marrë hua në tregjet financiare, ose një hua me përgjegjësi të kufizuar e lidhur me bilancet e parave të aseteve të ngrira”, tha von der Leyen në letrën, raporton Reuters.

Në një dokument opsionesh, që i është bashkëngjitur letrës, Von der Leyen shtoi se “tri opsionet nuk janë të ndërsjella. Ato mund të kombinohen ose të zbatohen njëra pas tjetrës”.

“Duke pasur parasysh urgjencën e situatës, kompleksitetin e ndryshëm të opsioneve dhe nevojën për të nisur shpërndarjet deri në tremujorin e dytë të vitit 2026, çdo opsion i zgjedhur mund të dizajnohet si kalimtar dhe i kufizuar në kohë”, thuhet në dokument.

Si një shembull, dokumenti përmend se opsioni i mbështetjes financiare, pa mundësi kthimi, të financuar nga vendet anëtare dhe opsioni i huamarrjes nga BE-ja në tregjet financiare “mund të shërbejnë si zgjidhje të përkohshme” deri sa të miratohet buxheti i ri afatgjatë i bllokut, që hyn në fuqi më 2028, dhe mund të shërbejë si garanci për kreditë e financuara nga BE-ja.

Dokumenti vlerëson se nevoja financiare e Ukrainës për vitet 2026-2027 arrin në 135.7 miliardë euro. Propozimi i KE-së për përdorimin e aseteve të ngrira ruse do të prodhonte një hua prej 140 miliardë eurosh, duke mbuluar nevojat e Kievit.

Nëse zgjidhet opsioni i granteve, Ukraina do të kishte nevojë për të paktën 90 miliardë euro nga vendet anëtare të BE-së për dy vjetët e ardhshëm, thuhet në dokument.

Në letrën e saj, Von der Leyen i tha kryeqyteteve evropiane se është e nevojshme një vendim i shpejtë.

“Tani do të jetë kyç të arrihet shpejt një angazhim i qartë mbi mënyrën se si do të sigurohet që financimi i nevojshëm për Ukrainën të miratohet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Evropian në muajin dhjetor”, tha ajo.

Nga 135.7 miliardë euro të nevojshme gjatë dy vjetëve, Ukraina do të kishte nevojë për 83.4 miliardë euro vetëm për ushtrinë dhe 52.3 miliardë për shpenzime të tjera, sipas dokumentit.

Nevojat do të jenë më të mëdha në vitin 2026, duke arritur në 71.7 miliardë euro, dhe më të vogla në vitin 2027, 64 miliardë euro, sipas dokumentit./REL.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Punime në rrjetin elektrik, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten