Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Serbia ia vazhdon edhe për një muaj paraburgimin ish-policit të Kosovës, Arbnor Spahiu

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Arbnor Spahiu - Foto e marrë nga rrjetet sociale

Serbia ia vazhdon edhe për një muaj paraburgimin ish-policit të Kosovës, Arbnor Spahiu

Gjykata e Lartë e Suboticës e ka vazhduar edhe për 30 ditë të tjera masën e paraburgimit ndaj ish-policit të Kosovës, Arbnor Spahiu, i cili u arrestua dhe po mbahet nga autoritetet serbe prej datës 07.06.2025.

Kështu ka njoftuar sot, më 09.07.2025, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës.

Sipas njoftimit, kjo Ministri përmes Zyrës Ndërlidhëse në Beograd po vazhdon përpjekjet intensive për trajtimin e drejtë dhe adresimin institucional të rastit të arrestimit të Arbnor Spahiut nga autoritetet serbe.

“Spahiu ishte arrestuar më 7 qershor 2025 dhe ndaj tij u shqiptua masa fillestare e paraburgimit më 9 qershor. Prokuroria e Lartë e Suboticës ka iniciuar procedurë penale me pretendimet për përfshirje të  Spahiu në rastin e Banjskës, megjithatë, sipas avokatit mbrojtës, deri më tani nuk është paraqitur asnjë provë apo dëshmi e besueshme që do të rëndonte pozitën e tij ligjore”- thuhet në njoftim.

Ndërsa tutje thuhet se avokati ka njoftuar se i ka dorëzuar Gjykatës të gjitha dokumentet përkatëse të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe dokumentacionet që dëshmojnë se Arbnor Spahiu e kishte lënë Policinë e Kosovës vite përpara ngjarjes së Banjskës.

“Përfaqësues të Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi kanë komunikuar me familjarët e z. Spahiu, përkatësisht me bashkëshorten e tij, të cilën e kanë informuar për vendimin e fundit të gjykatës. Familjarët kanë bërë të ditur se nesër, më 10 korrik, do të udhëtojnë drejt Suboticës për ta vizituar z. Spahiu, ndërsa do të ndalen edhe në Beograd për një takim me përfaqësues të Zyrës”- thuhet tutje në njoftimin e MPJD-së.

Po ashtu, Ministria ka bërë të ditur se Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi do të paraqesë kërkesë formale për lejimin e vizitës te Spahiu, miratimi i të cilës pritet të bëhet brenda kësaj jave ose në fillim të javës së ardhshme.

Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi mbetet në kontakt të rregullt me familjarët e Arbnor Spahiut, duke i informuar në mënyrë transparente për të gjitha zhvillimet, veprimet institucionale dhe komunikimet me misionet diplomatike.

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, më 16.06.2025 ka deklaruar se arrestimi i ish-policit Arbnor Spahiu edhe një herë konfirmon faktin që shteti serb qëndron pas sulmit të Banjskës.

https://kallxo.com/lajm/ish-polici-arbnor-spahiu-dyshohet-nga-serbia-per-vrasje-te-rende-ne-banjske/


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Punime në rrjetin elektrik, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten