Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Roboti si gjyqtar: A mund t’i besohet drejtësisë së inteligjencës artificiale?

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Roboti si gjyqtar: A mund t’i besohet drejtësisë së inteligjencës artificiale?

Inteligjenca artificiale (AI) dita-ditës po e ndryshon mënyrën se si funksionojnë sistemet publike në të gjithë botën, pa përjashtuar këtu edhe drejtësinë. Nga analizimi i dokumenteve, menaxhimi i lëndëve e deri tek parashikimi i afateve procedurale, teknologjitë e avancuara po ofrojnë mundësi të reja për të rritur efikasitetin e gjykatave.

Po ashtu, në disa vende AI tashmë po përdoret për të ndihmuar në identifikimin e praktikave gjyqësore të ngjashme apo edhe për të sugjeruar struktura të aktgjykimeve.

Në këtë drejtim, kjo çështje – përdorimi i AI në hartimin e aktgjykimeve është një ndër çështjet më të debatueshme pasi përfshin automatizimin e një procesi thelbësor të së drejtës – arsyetimin juridik.

Megjithatë, deri më tani, përveç përdorimit eksperimental në disa shtete europiane përmes platformave që gjenerojnë draft-vendime për çështje të thjeshta, si p.sh, kundërvajtjet në trafik, apo çështje të vlerës dhe rëndësisë së vogël, zbatimi dhe përdorimi i AI në çështjet serioze gjyqësore nuk është i mundur dhe ka ngritur pyetje serioze për paanësinë, llogaridhënien dhe të drejtat themelore të palëve të përfshira.

Në këtë kontekst, Europa ka vendosur rregulla strikte për të kufizuar përdorimin e vendimmarrjes së automatizuar në sistemin e drejtësisë. Një prej sfidave kryesore është gjetja e balancës në mes të përfitimeve të mundshme të teknologjisë dhe ruajtjes së parimeve themelore të së drejtës si gjykimi i drejtë, transparenca dhe llogaridhënia njerëzore.

Nën dritën e këtyre zhvillimeve, ndonëse pa përfshirje të drejtpërdrejtë deri më tani, nuk ka se si të jetë imune edhe Republika e Kosovës.

Megjithëse e pa trajtuar ende si çështje në Kosovë, në nivel ndërkombëtar tani për tani ekzistojnë garanci të qarta ligjore që përcaktojnë mënyrën se si AI mund të përdoret në sistemin e drejtësisë duke vendosur kufizime të qarta ligjore.

Kështu,  si pikënisje, sipas nenit 6 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, çdo individ ka të drejtë për një gjykim të drejtë, publik dhe të paanshëm nga një gjykatë e pavarur dhe kjo të paktën deri më tani interpretohet dhe nënkupton se vendimet gjyqësore duhet të merren nga trupa gjykuese njerëzore dhe jo nga algoritme pa mbikëqyrje.

Në këtë frymë, edhe neni 22 i Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR) ndalon një që person t’i nënshtrohet vendimeve të bazuara vetëm në përpunimin automatik të të dhënave, në veçanti nëse këto vendime prodhojnë efekte ligjore ose ndikojnë ndjeshëm tek individi teksa përjashtimet nga ky rregull janë tejet të kufizuara dhe kërkojnë garanci shumë të forta, duke përfshirë edhe të drejtën për ndërhyrje njerëzore dhe mundësinë e apelimit të vendimit.

Kjo çështje ishte edhe objekt i trajtimit nga Këshilli i Europës dhe Komisioni Europian përmes Rekomandimit CM/REC (2019), i Komitetit të Ministrit të Këshillit të Europës që konstaton se përdorimi i AI në sistemin gjyqësor duhet të respektojë të drejtat themelore, transparencën e algoritmeve dhe përgjegjësinë njerëzore në mbikëqyrjen e sistemit.

Ky dokument është shumë i rëndësishëm sepse vendos parimet bazë se cilat shtetet duhet t’i ndjekin me rastin e hartimit të politikave të tyre të brendshme për përdorimin e AI në sistemin e drejtësisë duke siguruar përdorim etik dhe të kontrolluar të AI dhe duke ruajtur të drejtat themelore, gjithmonë në mënyrë transparente dhe nën mbikëqyrjen njerëzore.

Dokument tjetër tejet i rëndësishëm lidhur me këtë çështje është edhe Akti i Inteligjencës Artificiale (AI Act) i miratuar në vitin 2024 nga Komisioni Europian dhe që kategorizon përdorimin e AI në vendimmarrjen gjyqësore si rrezik të lartë dhe rrjedhimisht duke vendosur standarde të rrepta të transparencës dhe mbikëqyrjes njerëzore.

Në kontekst të Kosovës, hartimi i aktgjykimeve është kompetencë ekskluzive e gjyqtarëve duke u bazuar në kërkesat e përcaktuara me Kodin e Procedurës Penale që detajon përmbajtjen dhe strukturën e aktgjykimit. Sipas këtij Kodi, gjyqtari apo trupi gjykues është i vetmi autoritet përgjegjës për nxjerrjen dhe arsyetimin e tij dhe nuk parashikon asnjë mundësi për përdorimin e inteligjencës artificiale në këtë proces.

Po ashtu, Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në përputhje me KEDNJ garanton të drejtën për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, teksa neni 24 përcakton barazinë para ligjit dhe ndalon diskriminimin.

Përveç Kodit të Procedurës Penale, Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale i harmonizuar me GDPR ndalon vendimmarrjen e bazuar vetëm në përpunim automatik. Ky ligj kërkon transparencë, përgjegjësi dhe ndërhyrje njerëzore në çdo vendim që përfshin të dhënat personale, teksa Ligji për Gjykatat dhe Ligji për Këshillin Gjyqësor të Kosovës përkufizojnë qartë kompetencat e gjyqtarëve për nxjerrjen e vendimeve gjyqësore pa parashikuar delegimin e këtyre funksioneve tek sistemet digjitale dhe në këtë formë me rregullimin aktual kushtetues dhe ligjor përdorimi i AI në hartimin e aktgjykimeve do të mund të kontestohej si cenim i të drejtave themelore.

Në një vend si Kosova, ku besimi në sistemin gjyqësor vazhdon të mbetet i brishtë, përdorimi i AI-së në hartimin e aktgjykimeve pa një kuadër ligjor të mirëfilltë, mekanizma mbikëqyrës dhe përfshirje publike do të mund të rrezikonte sigurinë juridike dhe të drejtat themelore.

Siç u konstatua më lart, aktualisht rregullimi ligjor nuk e lejon këtë përdorim, megjithatë AI mund të shërbejë si mbështetje thelbësore për gjyqtarët duke ndihmuar kërkimin juridik dhe analizat e ndryshme statistikore, gjithmonë nën rregullimin e detajuar dhe specifik ligjor që siguron përdorim të duhur dhe efikas, por edhe mbron dhe garanton të drejtat themelore.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”