Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Reuters: Zyrtarët amerikanë e rusë gjatë bisedimeve për paqe në Ukrainë diskutuan edhe ujdi për energji

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Takimi i Trumpit me Putinin më 15 gusht në Alaskë. Foto: Facebooku i Shtëpisë së Bardhë

Reuters: Zyrtarët amerikanë e rusë gjatë bisedimeve për paqe në Ukrainë diskutuan edhe ujdi për energji

Zyrtarë qeveritarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Rusisë kanë diskutuar disa ujdi për energji gjatë negociatave të këtij muaji ku u provua të arrihej një marrëveshje e paqes në Ukrainë, kanë bërë të ditur pesë burime të informata me bisedimet, ka raportuar të martën, më 26.08.2025, ekskluzivisht agjencia e lajmeve, Reuters.

Këto ujdi janë propozuar si stimuj për ta inkurajuar Krmelinin që të pajtohet për paqe në Ukrainë dhe që Uashingtoni të zbusë sanksionet ndaj Rusisë, kanë thënë burimet.

Rusisë i janë ndaluar shumica e investimeve ndërkombëtare në sektorin e saj të energjisë dhe arritja e marrëveshjeve të rëndësishme për shkak të sanksioneve pas pushtimit të Ukrainës që nisi në shkurtin e vitit 2022.

Zyrtarët diskutuan mundësinë e rifutjes së Exxon Mobilit në projektin rus të gazit dhe naftës, Sakhalin-1, kanë thënë tri burime.

Ata kanë ngritur mundësinë e blerjes ruse të pajisjeve amerikane për projektet e gazit të lëngshëm natyror, si Arktik LNG-2, që është nën sanksionet perëndimore, kanë thënë katër burime.

Asnjë nga burimet nuk mund të identifikohet sepse nuk ishin të autorizuara që të flisnin publikisht për negociatat.

Një tjetër ide ishte që SHBA-ja të blinte nëndetëse me energji bërthamore për thyerjen e akujve nga Rusia, ka raportuar Reuters më 15.08.2025.

Bisedimet janë zhvilluar gjatë vizitës së emisarit special amerikan, Steve Witkoff, në Moskë në fillim të muajit kur do të takohej me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe emisarin e tij të investimeve, Kirill Dmitriev, kanë thënë tri burime. Ato ujdi janë diskutuar edhe brenda Shtëpisë së Bardhë me presidentin amerikan, Donald Trump, kanë thënë dy burime.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

 


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Punime në rrjetin elektrik, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten