Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Reagon kryeshefi i “Pastrimit” pasi drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë akuzoi kompaninë për dëmtim të kontenjerëve

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Reagon kryeshefi i “Pastrimit” pasi drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë akuzoi kompaninë për dëmtim të kontenjerëve

Në lidhje me pretendimet e Drejtorit për Shëbime Publike të Komunës së Prishtinës, Bekim Brestrovcit, se kompania “Pastrimi” po dëmton kontenjerët që janë asete të Komunës, ka reaguar Kryeshefi i kësaj kompanie, Petrit Reçica.

Sipas Reçicës, ky rast është i veçantë dhe nuk mund të shikohet si një fenomen i përgjithshëm.

“Në anën tjetër pas sulmeve dhe propagandave sistematike të Bekim Brestovcit ndaj KRM “Pastrimi” duke pasqyruar me pamje shpesh herë të vjetra në ndër vite, tashmë është e qartë se nga ana jonë është përmirësuar dukshëm cilësia e shërbimit, fakt ky i cili Brestovcin e shqetëson, shtrohet pyetja PSE?!…”- tha ai.

Kryeshefi shtoi se po merren masat e nevojshme për të parandaluar incidente të tilla në të ardhmen. Si dhe siç thotë ai, menaxhmenti është angazhuar të forcojë kontrollet dhe trajnimin e stafit, për të siguruar që shërbimi i pastrimit të jetë sa më efikas.

Kryeshefi i kompanisë “Pastrimi” ka pretenduar se drejtori Bekim Bestrovci ka qëndruar i heshtur dhe pa reagime, sipas tij, kur ka pasur incidente të tjera më të rënda në qytet, si dëmtimet nga materialet inerte dhe të forta të kontenierëve si dhe djegia e tyre e deri tek vjedhja e tyre.

“Drejtori Brestovci ka reaguar për këtë rast të vetëm, por ka qëndruar i heshtur dhe pa reagime kur kemi pasur incidente të tjera më të rënda në qytet, si dëmtimet nga materialet inerte dhe te forta kontenierëve si dhe djegia e tyre e deri tek vjedhja e tyre që ndodh në pjesë të ndryshme të Prishtinës”- tha Reçica.

Ai shtoi se është e nevojshme një bashkëpunim të ngushtë dhe të koordinuar mes kompanisë Pastrimi dhe Komunës së Prishtinës për të mirën e qytetarëve.

“Në mënyrë që të mund të adresojmë këto çështje me seriozitetin dhe angazhimin që qytetarët meritojnë. Kjo duhet të ndodhë në mënyrë të përbashkët dhe jo të njëanshme, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të përmirësojmë shërbimin dhe të sigurojmë një ambient të pastër dhe të sigurt për të gjithë”- potencoi Kyeshefi i kompanisë “Pastrimi”.

KALLXO.com raportoi se Drejtori për Shërbime Publike në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci, ka pretenduar se Kompania “Pastrimi” po dëmton kontenjerët në kryeqytet.

Ai dje me 01.03.2025 ka shpërndarë një video, në të cilën ka përmendur kryeshefin e kësaj ndërmarrjeje, Petrit Reqica.“Kontinjeret per mbeturinat janë asete të Komunës së Prishtinës të cilët u blenë nga taksa e qytetareve e po demolohen e shkatrrohen nga mekanizmi  totalisht i vjetëruar i ndermarrjes Pastrimi”- thuhet në reagimin e tij.

Ndryshe, Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar masa ndaj Ndërmarrjes “Pastrimi”, pasi të njëjtit pretendojnë se kjo Kompani ka dështuar në kryerjen e detyrave të saj.Përmes një komunikate për media, të lëshuar më 13.02.2025, Komuna akuzon Ndërmarrjen “Pastrimi” se ka dështuar të shpërndajë kontejnerët e rinj për mbeturina, që u janë dorëzuar dhe se ka lënë jashtë funksionit kamionët e rinj që u janë dorëzuar.

Për këtë ata kanë deklaruara se është krijuar një terren i rrezikshëm, që mund të çojë në shpërthim epidemie.Në komunikatë thuhej se ndonëse Komuna e Prishtinës i ka ndihmuar Kompanisë të menaxhojë mbeturinat, megjithatë, sipas tyre, kjo Kompani “ka prodhuar sabotazhe të paarsyeshme dhe lojëra politike që kanë penguar çdo mundësi për përmirësim të gjendjes në terren”.Sipas tyre, “Pastrimi” ka vënë në rrezik shëndetin e qytetarëve dhe ka lënë Kryeqytetin të përballet me një krizë shëndetësore.

Ndërkaq, kryeshefi ekzekutiv i Ndërmarrjes “Pastrimi”, Petrit Reçica, përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, kishte deklaruar se Prishtina ka mungesë të theksuar të kontejnerëve, duke iu drejtuar kryetarit Përparim Rama që t’i lirojë nga depoja.

https://kallxo.com/lajm/drejtori-i-sherbimeve-publike-ne-prishtine-pretendon-se-kompania-pastrimi-po-demton-kontenjeret-qe-jane-asete-te-komunes/


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”