Foto: Ilustrim
Qytetari raporton se në drejtim të veturës së tij dikush shtiu me armë
28.8.2025 - 09:27
Tri herë pretendohet se një person ka shtënë në drejtim të veturës së një burri në Obiliq më 27.08.2025.
Policia ka njoftuar se një qytetar ka raportuar për të shtëna me armë të cilat janë gjuajtur në drejtim të veturës së tij nga një person i dyshuar.
Me të marrë informacionin, një njësit policor është nisur drejtë vendin të ngjarjes në të cilin kanë gjetur dhe sekuestruar një predhë dhe një gëzhojë.
Për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori kujdestar. Në konsultim me të njëjtin është iniciuar edhe rasti si përdorim i armës.
Në bazë të raportit policor i dyshuari është në kërkim policor ndërsa për viktimën në këtë rast nuk ka të dhëna për lëndime apo marrje të tretmanit mjekësor pas ngjarjes.