Festa e futbollistëve të Kosovës pas golit ndaj Izraelit | Foto: FFK
Qeveria premton 1 milion euro nëse Kosova kualifikohet në Botërorin 2026
Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka premtuar 1 milion euro shpërblim në rast se Kombëtarja e Kosovës do të kualifikohet në Botërorin 2026.
Ky njoftim u tha gjatë mbledhjes së Qeverisë në detyrë.
Kurti tha se kanë ndarë 250 mijë euro për suksesin e Kosovës për kualifikim në “Play Off” për Kupën e Botës.
“Në fazën e radhës hyjmë me plot vetëbesim. Në rast të fitores ndaj Sllovakisë zotohemi për shpërblim 500 mijë euro. Në rast të kualifikimit në Botëror zotohemi për 1 milionë euro shpërblim”- ka thënë Kurti.
Kosova më 26 mars 2026 do të luajë në Bratislavë kundër Sllovakisë. Ky vend nuk e njeh Kosovën si shtet.
Ndeshjen e parë, Kosova do ta luaj si mysafire e Sllovakisë më 26 mars 2026.
Ndërsa në rast të fitore, ajo do të luaj si vendase ndaj fituesit të ndeshjes Turqi – Rumani, më 31 mars 2026.
https://kallxo.com/lajm/hidhet-shorti-i-play-off-kosova-luan-si-mysafire-ndaj-sllovakise-ne-finale-pret-fituesin-turqi-rumani/