Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Prizren- Aktakuzë ndaj 9 personave për laboratorin e drogës

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Laboratori i drogës në Prizren, Foto: KALLXO.com

Prizren- Aktakuzë ndaj 9 personave për laboratorin e drogës

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave në lidhje me laboratorin e drogës të zbuluar më 23 prill 2025 në Prizren. Në komunikatën për media thuhet se aktakuza është ngritur ndaj K. R., L. B., D. M., Sh. K., F. H., M. S., A. S., E. M. dhe B. M.

Sipas Prokurorisë, të pandehurit K. R., L. B., D. M., E. M., F. H., Sh. K., M. S. dhe A. S., nga një periudhë e pacaktuar kohore deri më 23.04.2025, dyshohet se “kanë vepruar së bashku si anëtarë të grupit, duke shfrytëzuar dy banesa në lagjen ‘Dardania’ në Prizren, në katin e VII-të, dhe kanë krijuar një laborator të sofistikuar ‘in door’ për kultivimin e bimës ‘kanabis sativa’”.

Sipas dosjes, “laboratori ishte i pajisur me llamba profesionale, sisteme ventilimi, pesticide, matës temperaturash dhe pajisje mbështetëse, ku të njëjtit kanë kultivuar dhe rritur 175 bimë ‘kanabis sativa’”.

Prokuroria thotë se me këto veprime ata kanë kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” nga neni 272 i Kodit Penal.

Tutje, të pandehurit D. M., E. M., M. S. dhe A. S. akuzohen se “kanë pasur për qëllim shitjen dhe shpërndarjen e lëndës narkotike të përfituar nga kultivimi i kanabisit, përmes tharjes, paketimit dhe përgatitjes për shpërndarje”.

Prokuroria thekson se me këto veprime ata kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.

Ndërkohë, të pandehurit K. R. dhe L. B. akuzohen se deri më 07.05.2025 “kanë shpërndarë dhe shitur substanca narkotike të llojit ‘marihuanë’ dhe ‘kokainë’ në Prizren, Prishtinë dhe Fushë Kosovë”.

Po ashtu, thuhet se i pandehuri K. R. ‘ka kryer shitjen e 2 kg marihuanë në këmbim të një veture Audi A6’.

Sipas Prokurorisë, gjatë bastisjeve “është sekuestruar një sasi totale prej 451.91 gram kokainë, para të gatshme dhe pajisje tjera që shërbejnë për ndarjen dhe peshimin e lëndëve narkotike”.

I pandehuri B. M., sipas Prokurorisë, ka ndihmuar grupin në kultivimin e kanabisit. Në aktakuzë thuhet se ai “i ka informuar të pandehurit e lartcekur për lëvizje të dyshimta që mund të çonin në zbulimin e laboratorit nga policia”.

Prokurori i çështjes ka propozuar konfiskimin e të gjitha mjeteve që sipas tij kanë shërbyer për kryerjen e veprave penale ose përfitojnë dobi pasurore. Në listën e konfiskimit përfshihen: Dy banesë prej 100 m², respektivisht 114 m² në Prizren, dy vetura, narkotikët e sekuestruar, telefona mobil dhe para të gatshme: 1,020 euro.

Në fund të komunikatës thuhet se Prokuroria i ka propozuar gjykatës që, pas administrimit të provave, “të pandehurit e lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

KallxoPërnime kishte transmetuar pamje ekzkulzive kur policia dhe kryeprokurori i Prizrenit Petrit Kryeziu me 23.04.2025, ishin futur brenda laboratorit të drogës në katin e 7 të ndërtesës në Prizren.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Shtime, shoqërohet në stacionin policor i dyshuari për armëmbajtje pa leje


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Pejë, Inspektorati i Punës ndalon punimet në një objekt pasi has në shkelje të rënda të masave të sigurisë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Disa shtete bojkotojnë Eurovisionin për shkak të Izraelit


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Prishtinë, arrestohet një 28-vjeçar i dyshuar për vjedhje