Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Pritet të kontraktohen rreth 58,000 euro ilaçe për qentë endacak në Prishtinë

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Qentë endacakë në sheshet e kryeqytetit, Foto: KALLXO.com

Pritet të kontraktohen rreth 58,000 euro ilaçe për qentë endacak në Prishtinë

Ndërmarrja Publike Lokale “Gjelbër Sh.A.” pritet të kontraktojë hiç më pak se 57,990.26 euro për të siguruar ilaçe për qentë endacak.

Për dhënien e kësaj Kontrate kjo Ndërmarrje publike bëri të ditur nëpërmjet Njoftimit në platformën elektronike për prokurimin publik në vend E-prokurimi.

Në Njoftimin e publikuar të mërkurën, më 14.05.2025, NPL “Gjelbër Sh.A.” njofton se për këtë aktivitet të prokurimit me titull “Furnizim me Medikamente për Qendrën e qenve endacak”, që u zhvillua nëpërmjet procedurës së hapur të prokurimit, me kriter për dhënie të Kontratës – çmimi më i ulët u pranua vetëm një tender.

Kontrata iu dha Operatorit Ekonomik “Liri-Med”, me çmim të përgjithshëm të Kontratës 57,990.26 euro.

Çfarë është NPL “Gjelbër Sh.A.”?

Sipas të dhënave publike të ofruara në faqen zyrtare të saj Kompania është themeluar nga Komuna e Prishtinës, më 29.05.1964, me Aktvendimin nr. 01- 10317 dhe është regjistruar në Gjykatën Ekonomike në Prishtinë më dt. 30.07.1964, me Aktvendimin nr. 290/64 në emërtimin Drejtoria e Gjelbërimit dhe Objekteve Sportive, si dhe Vendimi për rithemelimin e Ndërmarrjes Publike Komunale “Hortikultura”, Prishtinë të datës 29.12.2005, me nr. 01.330-659.

Më 06.09.2023, Komisioni i Aksionarëve të Ndërmarrjes Publike Lokale “Hortikultura” SH.A. ka votuar Vendimin me numër protokolli 2196 për ndryshimin e statutit të Ndërmarrjes. Me këtë Vendim Komisioni ka aprovuar po ashtu ndryshimin e emrit në Ndërmarrja Publike Lokale “Gjelbër” SH.A. Më 07.09.2023 ka hyrë në fuqi Statuti i ri i Ndërmarrjes.

Lidhur me kujdesin ndaj qenve endacak kujtojmë se më 20.06.2023 KALLXO.com raportoi se Komuna e Prishtinës ka në plan të ndajë nga 50 euro në muaj për qytetarët të cilët adoptojnë qen endacak.

Sipas drejtorit për Siguri dhe Emergjenca Lulzim Fushtica qytetarët mund t’i marrin deri në 5 qenë.

“Do t’i subvencionojmë qytetarët të cilët janë të interesuar të adoptojnë qentë. Një person i cili e merr një qen do të subvencionohet me 50 euro në muaj. Qytetarët mund t’i marrin deri në 5 qenë.” – citohet të ketë thënë drejtori për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica.

Derisa, këshilltari për Çështje të Sigurisë në Komunë Bajram Gecaj ka bërë të ditur se Komuna ka nisur tashmë aksionin për dërgim të qenve endacak në Strehimore.

Sipas drejtorit Fushtica qëllimi është që të largohen qentë nga rruga dhe të vendosen në Strehimore.

“Ky aktivitet do të vazhdojë për ditët në vazhdim. Qëllimi është që qentë të largohen nga rruga dhe të vendosen në Strehimore të licensuar nga AVUK-u, ku do të trajtohen në mënyrë humane dhe Komuna do të vazhdojë të subvencionojë këtë Strehimore për qentë që do t’i mbajë, ku do t’i përgatisim edhe për adoptim.” – pati deklaruar Fushtica.

 


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”