Policia e Kosoves (PK). Foto: Kallxo.com
Prishtinë, qytetarja raporton se në shtëpi iu vodhën para dhe stoli ari
08.6.2025 - 08:31
Një vjedhje e rëndë është raportuar në Policinë e Kosovës, bëhet e ditur në raportin 24-orësh.
Sipas Policisë, viktima ka raportuar se në shtëpinë e saj, persona të panjohur kanë vjedhur para dhe stoli ari në vlerë të konsiderueshme, si dhe një pistoletë për të cilën ajo kishte leje.
Policia thekson se rasti është duke u hetuar.
Rasti është raportuar se ka ndodhur në rrugën “Andrea Bogdani” në Prishtinë , më 07.06.2025.