Foto: Policia e Kosovës
Prishtinë, Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e të dyshuarit për veprën - lëndim i lehtë trupor
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën – lëndim i lehtë trupor.
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka publikuar fotografi të të dyshuarit, duke lutur që për informacione të kontaktohen në numrin e telefonit: 192, ose përmes emailit: info@kosovopolice.com.
“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohen për përfshirje veprën lëndim i lehtë trupor. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com”- thuhet në njoftim.