Policia në Mitrovicën e Veriut sekuestron dy "zolla" të prodhimit serb
Njësitet policore në Mitrovicën e Veriut kanë sekuestruar dy armë të tipit “zolla”, prodhim serb, pas një operacioni të zhvilluar më 21.07.2025, rreth orës 14:05, në një Kompleks banesor të braktisur në rrugën “Anka Spaiç”.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësitë relevante policore, përfshirë edhe Njësinë e Specializuar për Trajtimin e Mjeteve Shpërthyese. Gjatë kontrollit Policia ka gjetur dhe sekuestruar dy armë të llojit ‘zolla’, prodhim serb.” – njofton Policia e Kosovës.
Armët janë sekuestruar si dëshmi materiale, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.
“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.” – thuhet në Njoftim.
Policia ka ritheksuar përkushtimin për sigurinë publike dhe ka ftuar qytetarët që të raportojnë çdo informacion të dyshimtë përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.