Policia në bashkëpunim me AKI-në zbulojnë 4 sera me bimë narkotike në Zhegoc të Gjilanit
23.8.2025 - 18:16
Policia e Kosovës, njësiti i Antidrogës, në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës dhe Prokurorinë, kanë zbarkuar në fshatin Zhegoc të Gjilanit, të shtunën më 23.08.2025 për një akison kundër drogës.
Zëdhënësi i Policisë, Fadil Hoti ka konfirmuar për KALLXO.com se nga ky aksion janë arrestuar tre persona, derisa Policia e Prokuroria janë ende në vendin e ngjarjes.
Sipas Hotit, gjatë këtij aksioni janë zbuluar katër sera për kultivimin e lëndëve narkotike.
“Janë katër sera dhe është sekuestruar një armë-kallashnikov, dy thika, telefona dhe janë tre persona të arrestuar deri tash. Prokurori është në vendin e ngjarjes”- ka thënë Hoti për KALLXO.com