Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
‘Policia e Kosovës të ndrydh deri sa të vret’, parullat e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist pas vdekjes së Agon Zejnullahut

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Parullat në Lipjan për vdekjen e Agon Zejnullahut| Foto: Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist

‘Policia e Kosovës të ndrydh deri sa të vret’, parullat e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist pas vdekjes së Agon Zejnullahut

“Poshtë brutaliteti policor” është mbishkrimi i vendosur në oborrin e stacionit policor në Lipjan sonte në mbrëmje, më 08.07.2025.

E shënime të ngjajshme shihen edhe rrugëve të këtij qyteti, e të cilat lidhen me një ngjarje të rëndë që ka tronditur opinionin që ka ndodhur më 07.07.2025 pak minuta pas mesnatës, ku një person ka ndërruar jetë në Lipjan derisa ishte duke u arrestuar nga disa policë të Kosovës.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist e ka cilësuar si vrasje, brutalitet policor e dehumanizëm ngjarjen e datës 7 korrik.

“Brutaliteti policor që e la pa frymë Agonin nuk ishte shpërdorim i izoluar i forcës dhe pushtetit, por një normë e cila e përshkon raportin që institucioni i policisë ka krijuar me civilët/et. Brutaliteti është qenësor në ekzistencën dhe funksionin e policisë”- thuhet në reagimin e Kolektivit.

OJQ thot se Policia si institucion ka dëshmuar se është shpesh dhunues ndaj atyre që kërkojnë ndihmë, grupeve më të cenueshme shoqërore dhe atyre që u kundërvihen padrejtësive shtetërore.

“Ndonëse konteksti historik i krijimit të policisë shtetërore të pavarur nga kolonializmi dhe okupimi jugosllavo-serb e ka ndërtuar një raport specifik të shoqërisë tonë me policinë, ajo nuk e ka tjetërsuar funksionin e saj kyç -ruajtja e interesave të klasës sunduese përmes forcës”- theksohet më tej në reagim.

Rasti që sipas tyre e e pasqyron natyrën e dhunshme të Policisë është moment kritik për ndërgjegjen kolektive.

E për këtë ngjarje, organizata kërkon drejtësi.

“Vrasja e tij, tashmë e regjistruar edhe vizualisht në kujtesën tonë, duhet të na bëjë të lëvizim, të organizohemi dhe t’i kundërvihemi dhunës e cila asnjëherë nuk është e rastësishme dhe e izoluar. Thërrasim në mobilizim shoqëror për siguri të gjithësecilës e secilit prej nesh, dhe për të kërkuar drejtësi post-mortum për Agonin”- thekson Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

27-vjeçari Agon Zejnullahu vdiq gjatë përpjekjes së policëve për ta arrestuar atë.

Pesë zyrtarë policorë janë arrestuar lidhur me rastin.

Policia e Kosovës ka dhënë sot, më 08.07.2025, rreth 42 orë pas rastit tragjik, një version më të detajuar të ngjarjes e cila përfundoi me vdekjen e Agon Zejnullahut.

 


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”