Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Policia arreston një grua në Skenderaj, dyshohet se nuk respektoi urdhërin mbrojtës
03.11.2025 - 10:23
Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Skenderaj më 02.11.2025.
Ajo dyshohet se nuk ka respektuar urdhrin mbrojtës të lëshuar nga gjykata ndaj një burri.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Më pas e njëjta me rekomandim të mjekut kujdestar është dërguar në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK.