Podujevë, burri dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe vajzës së tij 6-vjeçare
08.6.2025 - 09:47
Një burrë është arrestuar nën dyshimin se kishte ushtuar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij 6-vjeçare.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në Prishtinë më 07.06.2025, rreth orës 15:00.
“Si pasojë e dhunës viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt” – thuhet në raportin policor.