Policia e Kosoves Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Po punonte në pullazin e shtëpisë, vdes një person pasi pati kontakt me energjinë elektrike
15.11.2025 - 08:57
Një burrë ka vdekur si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike deri sa ishte duke punuar.
Policia ka njoftuar se viktima ishte duke punuar në pullazin e shtëpisë, kishte rënë në kontat me rrymën dhe kishte vdekur.
Ngjarja u regjistrua në fshatin Mirash në Ferizaj më 14.11.2025.
Viktima ishte dërguar te mjeku, e këta të fundit më pas e kanë konstatuar edhe vdekjen ndërsa më kërkesë të familjarëve dhe konsultim me prokurorin, trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.