Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Përse britanikët vendosën ta monitorojnë Organin Shqyrtues të Prokurimit?

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Përse britanikët vendosën ta monitorojnë Organin Shqyrtues të Prokurimit?

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott në një intervistë për “Kallxo Përnime” ka deklaruar se memorandumet e bashkëpunimit me Kuvendin e Kosovës dhe Qeverinë pritet që ta nënshkruajnë këtë javë për projektin e rekrutimit të shërbyesve civilë.

Abbott deklaroi se ky proces ka për qëllim sigurimin e një zgjidhjeje më të mirë, më meritore dhe më kompetente për një pozitë të lartë.

“Projekti bëhet në disa nivele, kemi marrëveshje me Kuvendin e Kosovës, kemi marrëveshje me Zyrën e Kryeministrit. Jam optimist që këtë javë do të nënshkruajmë Memorandumin e Bashkëpunimit me ta, që do të rregullojë pozitat për rekrutimin e të cilave do të përfshihemi ne dhe natyrisht edhe detajet e tjera për procesin”, u shpreh ai.

“Është e ngjashme me atë që biseduam më herët, nuk mendoj që është një gjë binare që lidhet vetëm me rezultatet, por nuk jam duke pritur një rezultat të caktuar, mirëpo në disa mënyra, mendoj që kur brenda Kuvendit dhe Qeverisë është marrë vendim që mos të përcillet procesi të cilin ne po e ofrojmë dhe ka pasur një vendim për mos ta marrë parasysh, është një mundësi për publikun që ata të pyes se pse po ndodh kjo dhe që të mundohen të kuptojnë se cilat janë presionet dhe çështjet që vihen në lojë këtu. Ne jemi shumë të qartë në atë se procesi që e zhvillojmë ka për qëllim sigurimin e një zgjidhjeje më të mirë, më meritore dhe më kompetente për një pozitë të lartë. Në fund të fundit, u takon Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës që të zgjedhin kë e duan në ato pozita. Kjo nuk i takon Mbretërisë së Bashkuar, dhe nuk i takon Ambasadës Britanike”, u shpreh ambasadori.

Ambasadori tutje tregoi edhe përse kanë vendosur që ta monitorojnë edhe Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Sipas tij, qëllimi është që vetë OShP-ja të punojë në mënyrë më transparente, pasi që sipas tij, kur është fjala në çështje të korrupsionit, shumë gjëra mund të adresohen përmes transparencës.

“Mendoj që është e njëjta qasje si me programin e rekrutimit, ajo që ne duam të sjellim te institucionet është një integritet më i lartë. Siç e thatë edhe ju, ka pasur shumë kritika për Organin Shqyrtues të Prokurimit, dhe ajo që ne duam të shohim është një transparencë më e madhe, më shumë kompetencë, procese të njohura më mirë që mundësojnë që kontratat të jepen në mënyrë më korrekte… Ajo që po mundohemi të sigurojmë është që proceset brenda Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik të bëhen mirë dhe kontratat të shikohen siç duhet, por edhe tenderët, sepse qartazi duhet të ketë më shumë verifikim se kush po tenderon dhe a janë kompani apo organizata kompetente që do të realizojnë shërbimet e zotuara në kontratë”, u shpreh tutje ai.

Ai theksoi se kanë nënshkruar tri memorandume të bashkëpunimit me tri ministri; me Ministrinë e Arsimit, të Mbrojtjes dhe të Kulturës.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”