Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Përfundon rinumërimi i votave në dy vendvotime në Mitrovicë të Jugut, në dy në Kamenicë dhe në një në Podujevë

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Përfundon rinumërimi i votave në dy vendvotime në Mitrovicë të Jugut, në dy në Kamenicë dhe në një në Podujevë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar të martën, më 21.10.2025, se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka përfunduar rinumërimi i votave të 5 vendvotimeve: 2 në Mitrovicë të Jugut, 2 në Kamenicë dhe 1 në Podujevë.

Për rinumërimin e këtyre fletëvotimeve kishte vendosur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Bazuar në rezultatet e QNR-së pas rinumërimit  në Mitrovicë të Jugut del që Arian Tahiri nga PDK prin me 49.51 për qind të votave, i ndjekur nga Faton Peci nga LVV me 45.75 për qind, Gëzim Plakolli nga LDK me 3.63 për qind dhe Qazim Nimani (AAK) 1.12 për qind.

Në Kamenicë, Kadri Rahimaj nga Vetëvendosje ka 63.04 për qind, Qëndron Kastrati nga PSD 15.9 për qind, Faton Jakupi nga AAK 9.62 për qind, Shaip Surdulli nga LDK 7.67 për qind dhe PDK me kandidaten Jona Arifin 3.77 për qind.

Listën për kandidatët për kryetar Komune në Podujevë e kryeson Shpejtim Bulliqi nga LVV me 54.29 për qind, i ndjekur nga Ekrem Hyseni nga LDK me 37.92 për qind, Isak Shabani nga PDK me 7.27 për qind, ndërsa Baki Feta nga AAK dhe Xhemajl Hasani nga NISMA me nga 0.26 për qind.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar procesi i numërimit të fletëvotimeve që i takojnë votimit me kusht, ndërkaq pas tyre planifikohet fillimi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta.

“Votimi me kusht është realizuar në 54 vendvotime speciale në 38 komuna, ndërsa votimi i personave me nevoja të veçanta është zhvilluar jashtë vendvotimeve, përmes ekipeve mobile gjatë ditës së zgjedhjeve”- thuhet në njoftim.

Po ashtu, sipas KQZ-së, në QNR është duke u zhvilluar procesi i skanimit të Listës së Votuesve, i cili ka për qëllim identifikimin e rasteve eventuale kur një person ka votuar dy herë: në vendvotimin e rregullt dhe në atë me kusht.

“Ky hap është thelbësor për garantimin e integritetit të procesit zgjedhor, pasi skanimi mundëson krahasimin e pjesëmarrësve në votim në vendvotimet e rregullta me ata që kanë votuar me kusht”- theksohet në komunikatën e KQZ-së.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se të hënën më 20.10.2025 rreth mesnatës është përmbyllur procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës.

Zgjedhjet lokale në Kosovë janë mbajtur më 12.10.2025.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”