Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Pas aktakuzës ndaj profesorit Krasniqi, UP do ta shqyrtojë edhe vendimin ekzistues për pezullimin pa afat dhe me 50% të pagës

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Pas aktakuzës ndaj profesorit Krasniqi, UP do ta shqyrtojë edhe vendimin ekzistues për pezullimin pa afat dhe me 50% të pagës

Pas raportimit të KALLXO.com se Prokuroria e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj profesorit të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi, për ngacmim seksual, rektori i UP-së, Arben Hajrullahu, pritet ta shqyrtojë rastin e Krasniqit me juristët e UP-së.

Për KALLXO.com përmes telefonit rektori Hajrullahu ka thënë se do ta shqyrtojnë vendimin ekzistues të UP-së, sipas të cilit profesori Krasniqi është i pezulluar pa afat dhe merr 50% të pagës.

KALLXO.com ka bërë përpjekje disa herë për ta kontaktuar Krasniqin dhe i ka dërguar mesazh për të marrë një deklarim nga ai pas lajmit se ndaj tij tashmë është ngritur aktakuzë por ai nuk është përgjigjur deri në publikimin e lajmit.

“Duhet me analizu si me e zgjidhë këtë punë juridikisht. Përshtypje e parë imja është se këtu ka dyshime të bazuara, nuk janë thashetheme ose akuza pa asnjë indikator të besueshëm, se përndryshe organet e drejtësisë nuk kishin ngritë aktakuzë” – ka thënë Hajrullahu më 11.04.2025.

“Në momentin kur të ketë një vendim që e dëshmon fajësinë do ta suspendoj po atë ditë ose mundësinë e parë do të suspendoj plotësisht. Në momentin kur shpallet i pafajshëm, unë nuk e di si do të veprohet, atëherë duhet me e kthy njerin në punë, edhe kjo është situata në këtë rast” – ka shtuar Hajrullahu.

Rektoroi ka theksuar se “as ky, asnjë rast tjetër nuk do të fshihet, me shti ‘nër tepih’, bërllogun duhet me e nxjerrë jashtë, me ajros dhomën, sidomos kur kundërmon paligjshmëri”.

Anita Mjeku nga Lëvizja Feministe Studentore dhe njëra nga protestueset vitin e kaluar ndaj rastit të Krasniqit e ka konsideruar si “fitore të rezistencës” aktakuzën e Prokurorisë ndaj Krasniqit.

Ashtu siç kishin kërkuar më parë gjatë protestave e aktiviteteve të tyre kundër Krasniqit, Mjeku rikujtoi thirrjen për përjashtim të Krasniqit nga UP.

“Është një fitore e rezistencës dhe e luftës që e kanë ba 27 çikat studente që e kanë raportu profesorin Krasniqi për ngacmim seksual… E tash hetimet veç janë përfundu se aktakuza është ngritë e mbetet në dorë të Universitetit të Prishtinës profesorin Krasniqi me përjashtu përfundimisht prej Universitetit të Prishtinës se as ai, e as kërkush që është i akuzuar për ngacmim seksual, e as ngacmues seksual nuk e ka vendin në UP e as nuk duhet me e pasë” – ka thënë Mjeku.

Sipas Prokurorisë së Prishtinës, ngacmimet nga Krasniqi pretendohet se kanë ndodhur nga janari i vitit 2022 deri në dhjetor të vitit 2023, në objektin e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës.

Prokuroria pretendon se profesori Krasniqi është përfshirë në sjellje joetike-verbale të natyrës së ngacmimit seksual, me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër.

Prokuroria ka vënë në pah edhe pozitën që i akuzuari ka pasur si profesor universitar, duke pasur pozitën e autoritetit mbi të dëmtuarat.

Prokuroria në aktakuzën e saj ka listuar katër të dëmtuara.

Xhevat Krasniqi u pezullua nga puna për gjashtë muaj më 23.04.2024 nga ish-rektori i UP-së, Qerim Qerimi. Pasi kaluan gjashtë muaj, rektori i ri i UP-së, Arben Hajrullahu, mori vendim më 23.10.2024 që t’ia vazhdojë pezullimin Krasniqit deri në përfundimin e hetimeve nga Prokuroria.

Ish-rektorit të UP-së, Qerim Qerimi, pezullimin e përkohshëm nga puna të profesorit Krasniqi derisa të përfundojnë veprimet hetuese nga ana e Prokurorisë së Shtetit, ia kishte rekomanduar ish-Këshilli i Etikës i UP-së.

Këshilli i Etikës së UP-së që vendosi për rastin e Krasniqit përbëhej nga katër anëtarë burra: Iset Morina (kryetar), Skender Muji, Arben Hajdari dhe Rrezeart Galica. UP nga nëntori i vitit 2024 ka Këshill të ri të Etikës.

Vendimi për pezullimin e profesorit Krasniqi nuk u publikua nga Universiteti i Prishtinës, por vetëm u publikua një komunikatë që e përfolte vendimin dhe bazën e tij në rekomandimin e Këshillit të Etikës të UP-së. 

Pas më shumë se një javë që u pezullua nga puna Krasniqi, ish-Këshilli i Etikës i UP-së doli me vendim për këtë rast, të marrë në mbledhjen e datës 02.05.2024.

Marrja e vendimit të ish-Këshillit të Etikës të UP-së që të pezullohet përkohësisht nga puna Krasniqi derisa të përfundojnë hetimet nga Prokuroria u konsiderua ‘dështim’ nga aktivistë e njohës të fushës së drejtësisë, pasi ia pamundësoi studenteve që e kanë raportuar rastin të ankohen ndaj këtij vendimi.

Më 07.04.2024, “Kallxo Përnime” transmetoi rrëfimet e studenteve dhe studentëve të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, në lidhje me ngacmimet seksuale që pretendohet t’i ketë bërë profesori Krasniqi.

Përveç këtyre tri studenteve, në “Kallxo Përnime” më 07.04.2024 rrëfyen edhe 3 djem që kishin qenë dëshmitarë të këtyre ngacmimeve seksuale që u ishin bërë vajzave nga viti 2022.

Pesë ditë pas transmetimit të emisionit “Kallxo Përnime” për ngacmimet seksuale në Universitetin e Prishtinës, Prokuroria kishte autorizuar organet e rendit që të nisin hetimet.

Kryeprokurori Zejnullah Gashi më 12.04.2024 kishte konfirmuar për KALLXO.com se janë intervistuar katër dëshmitarë.

“Prokuroria ka autorizuar policinë për të ndërmarrë hetime pas publikimit. Janë intervistuar katër dëshmitarë dhe intervistat televizive janë vendosur në dosjen e Policisë” – kishte thënë Kryeprokurori Gashi.

Vendimi i ish-Këshillit të Etikës të UP-së ndaj Krasniqit kishte ardhur pas disa mbledhjeve të mbajtura nga ky Këshill, të cilat u shoqëruan edhe me protesta të aktivistëve të Lëvizjes Feministe Studentore dhe të tjerë, të cilët kërkuan përjashtimin e Krasniqit nga UP.

Denoncimin me shkrim studentet e Fakultetit të Mjekësisë e kishin dorëzuar zyrtarisht më 27.02.2024 në Fakultet.

Pas denoncimit të studenteve, i gjithë menaxhmenti i Mjekësisë, dekan e prodekan, ishin mbledhur më 04.03.2024, me ç’rast e kishin ftuar edhe profesorin Krasniqi për t’ia kumtuar me gojë denoncimin e studenteve ndaj tij dhe ndërprerjen e bashkëpunimit me të.

Pas këtij takimi, ish-dekania e Fakultetit të Mjekësisë, Suzana Manxhuka- Kërliu, denoncimin e studenteve e kishte përcjellë me shkresë zyrtare në Këshillin e Etikës të UP që kishte qenë në atë kohë.

Më 23.04.2024, aktivistet e Lëvizjes Feministe Studentore bllokuan me ngjitës derën e zyrës së profesorit Krasniqi në Fakultetin e Edukimit.

Letra me mbishkrimet “Skenë krimi! Mos kalo!”, “ Xhevat Krasniqi nuk ke vend në UP”, ishin shkruar në derë zyrës së profesorit Krasniqi dhe në hyrje të zyrës.

Ky aksion ishte vazhdim i protestës së aktivistëve që kërkonin me ngulm përjashtimin e Krasniqit nga Universiteti i Prishtinës, që kur u bë publik lajmi për denoncimin e studenteve.

Në mbledhjen e ish-Këshillit të Etikës të UP-së të datës 22.04.2024, Krasniqi kishte dëshmuar para anëtarëve të këtij Këshilli, mirëpo ndaj tij nuk ishte marrë ndonjë vendim.

Kjo revoltoi aktivistët që më pas bllokuan hyrjen e Administratës Qendrore të UP-së, duke mos lejuar daljen nga objekti të anëtarëve të Këshillit dhe profesorit Krasniqi.

Pas disa orësh bllokadë nga aktivistët, Policia e Kosovës kishte larguar nga salla e Admnistratës profesorin Xhevat Krasniqi dhe dy anëtarët tjerë të ish-Këshillit të Etikës, Arben Hajdarin edhe Skender Mujin.

Pas disa minutave, ata intervenuan sërish duke i larguar nga salla edhe ish-kryetarin e Këshillit të Etikës, Iset Morina edhe ish-anëtarin tjetër Rrezeart Galica që kishin mbetur brenda sallës e së cilëve studentët u thanë se “i ka harruar Policia brenda sallës”.

Të gjitha raportimet për rastin ndaj profesorit Xhevat Krasniqi mund t’i lexoni në këtë LINK.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”