Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Osmani mbështet protestën në Tiranë: Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe do të mbrohet deri në fund

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Foto: Presidenca e Kosovës.

Osmani mbështet protestën në Tiranë: Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe do të mbrohet deri në fund


Warning: Undefined array key 11 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 12 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 13 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 14 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 15 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 16 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 17 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Mbështetje për protestën që do të mbahet më 17.10.2025 në Tiranë për të përkrahur ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, ka dhënë edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.

E para e vendit ka thënë se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe se do të mbrohet deri në fund.

‘‘E mbështes këtë protestë dhe e kam mbështetur secilin protestë që thërret për drejtësi. Qytetarët e Kosovës dhe shqiptarët asnjëherë nuk kanë kërkuar asgjë tjetër pos drejtësi. Drejtësi e cila respekton parimet më të larta të mbrojtës të së drejtës së njeriut. Kosova dhe krerët në Hagë, pikërisht që kanë pasur besim në drejtësi janë paraqitur para saj. Tashmë po bëhen pesë vite pa asnjë dyshim në drejtësi ndërkombëtare” – ka deklaruar presidentja para mediave, më 15.10.2025.

Osmani-Sadriu ka deklaruar se si institucione vazhdimisht kërkojnë që parimet e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të rekspektohen. Ajo u ka dhënë të drejtë qytetarëve që protestojnë dhe ka thënë se i mbështetë sa herë që ka protesta për të kërkuar respektimin e këtyre standardeve.

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë luftë e drejtë për liri për ta mbrojtur popullin dhe për ta çliruar Kosovën nga okupimi që ka zgjatur për shekuj, dhe luftë që ka pasur në fokus mbrojtjen e pragut të shtëpisë dhe qytetarëve të pafajshëm të cilët sulmoheshin, vraheshin dhe masakroheshin nga ushtria serbe. Për këdo që ka parë luftën, dihet qartë se ka qenë vetëm një agresor- e ajo ka qenë Serbia- dhe ka qenë vetëm një viktimë- ajo ka qenë Kosova” – ka shtuar Osmani.

Pas vizitës në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës, Osmani tha se UÇK-ja ka mbrojtur me dinjitet qytetarët e Kosovës dhe drejtësinë e kësaj lufte do e mbrojnë deri në fund.

Kësaj proteste, më 13.10.2025, i dha mbështetje edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Me kënaqësi dhe i nderuar t’u bindem organizatorëve për ta postuar këtë ftesë-thirrje LIRIA KA EMËR  Nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, diaspora e çdo cep i trojeve shqiptare — mijëra zemra do të bashkohen këtë të premte, më 17 tetor, ora 17:00, për të kërkuar njëzëri DREJTËSI PËR ÇLIRIMTARËT” – ka shkruar Rama në rrjetin social facebook.

Në një konferencë për media më 14.10.2025 nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kanë treguar se nga Kosova do të nisen 60 autobusë për të shkuar në protestën në Tiranë.

Hysni Gucati, kryetar i OVL-UÇK-së ka thënë në konferencë për media ka thënë se kanë marr mbështetje edhe nga institucionet e Shqipërisë për këtë protestë.

“Protesta nuk ka karakter kundër Gjykatës, jo kundër drejtësisë por kundër padrejtësisë e cila po ndodh në Hagë tash e pesë vite” – ka deklaruar Gucati.

Disa qytetarë, më 15.10.2025 janë nisur me motoçikleta nga fshati Prekaz i Skënderajt drejt Tiranës për të qenë pjesëmarrës në protestën e 17.10.2025.

James Peter Covey, ish-zëvendës i përfaqësuesit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Bernard Kouchner, për tri ditë me radhë dha dëshminë tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Amerikani i cili nga mesi i korriku të vitit 1999 e deri më 2001 ishte në Kosovë, dëshminë e tij në rastin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit e nisi më 30.09.2025, teksa e përfundoi këtë të enjte, më 02.10.2025.

Katër ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, teksa ish-zyrtari i lartë ndërkombëtar James Peter Covey ishte dëshmitari i katërt i thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit deri më tani.

Gjatë tri ditëve në Gjykatën Speciale, duke iu përgjigjur pyetjeve të mbrojtjes së Thaçit, Prokurorisë dhe trupit gjykues, Covey foli kryesisht për situatën që kishte mbizotëruar kur UNMIK-u filloi misionin në Kosovë.

Ish-zyrtari i lartë amerikan tregoi prapaskenat e takimeve të Këshillit Tranzitor të Kosovës. Në këtë kontekst, ai përmendi një episod ku ish-kryeadministratori Bernard Kouchner kishte insistuar që të “merrte” një deklaratë të përbashkët nga Keshilli Tranzitor për t’i dënuar vrasjet e 1999-tës, por Covey tha se një deklaratë e tillë nuk u dha asnjëherë.

Ai erdhi në konstatime se Këshilli Tranzitor i Kosovës nuk ishte shpesh në një linjë, teksa përmendi faktin se në takimet e Këshillit, ish-lideri i LDK-së, Ibrahim Rugova, nuk merrte pjesë.

Për Rugovën tha se më vonë e kishin kuptuar se ai brengosej për sigurinë e tij personale, duke e lidhur më një sulm ku Covey tha se i ishin vrarë pothuajse të gjithë truprojat e tij.  Covey u thirr në burime të KFOR-it në atë kohë, ku thuhej se sulmi ishte kryer nga Duat Haradinaj.

Rugova kërkonte garanci për t’u kthyer në Kosovë, gjë që sipas ish-zëvendësit të Kouchner, ishte sfidë sepse KFOR-i nuk garantonte siguri personale, por garantonte zonën përreth.

James Peter Covey dha përshtypjet e tij për marrëdhënien e Ibrahim Rugovës dhe Hashim Thaçit, marrëdhënie kjo që, sipas tij, pati një ndryshim drastik.

“Brenda disa muajve filloi të ndante pushtetin me të, vëmendjen me të, dhe këtu bëhej fjalë për një politikan. Si të thuash, ndarja e vëmendjes është diçka shumë e vështirë për një politikan. Pra, ai po ndante pushtetin dhe vëmendje me atë person që e kishte sharë më parë” – deklaroi dëshmitari James Peter Covey.

Duke folur për të tjerë emra, Covey shtoi se nuk ishte në dijeni nëse Thaçi kishte pasur të njëjtën armiqësi me Rexhep Qosjen, por “kryesisht kisha në mend Rugovën” – u shpreh ai.

Përveç Covey-t, deri më tani kanë dëshmuar tre dëshmitarë të cilët janë ftuar nga mbrojtja e Hashim Thaçit: ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, eksperti amerikan, Paul Ëilliams dhe ish-këshilltari i NATO-s, John Steëart Duncan.

Dëshmia e tyre kryesisht nxori në pah prapaskenat e Konferencës së Rambujesë dhe ndërveprimet e palës kosovare me atë ndërkombëtare për nënshkrimin e marrëveshjes së demilitarizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ish-zyrtari i lartë amerikan dhe ish-krahu i djathtë i Madeleine Albright, James Rubin, gjatë dëshmisë treditore, tha se Hashim Thaçi nuk kishte autoritet për të marrë vendime ushtarake. Sipas tij, Thaçit i duhej leje nga komandantët e zonave.

Ai foli edhe për marrëveshjet e Rambujesë, duke theksuar dhe ripërsëritur se ato ishin të detajuara dhe komplekse, por nuk përfshinin pavarësinë e Kosovës.

Marrëveshjet e Rambujesë, për ata që i kanë lexuar, janë të gjera dhe të hollësishme, përfshirë edhe faktin se NATO të ishte struktura ushtarake dominuese, gjë që ishte kundër dëshirës së UÇK-së për të dhënë siguri për popullin e vet. Ne kishim bërë atë që quhet marrëveshje ‘në parim’. Këto marrëveshje nuk e përmbanin pavarësinë” – theksonte Rubin.

Rubin theksoi se atmosfera në Rambuje ishte e ngarkuar dhe plot tension, duke shtuar se për UÇK-në vendimet ishin të vështira për shkak të presioneve të shumta dhe mungesës së garancive për pavarësinë.

Ndërsa ish-këshilltari juridik i ekipit kosovar në bisedimet e Rambujes, Paul Ëilliams, foli për kundërshtimet që mbizotëronin brenda palës kosovare, me theks të veçantë për tensionet mes ish-kryeministrit në ekzil, Bujar Bukoshi, dhe Hashim Thaçit.

Ai ka deklaruar se gjatë vitit 1998 Bujar Bukoshi kishte synuar të krijonte Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK) dhe kjo ishte pjesë e tensioneve politike me UÇK-në.

Avokati i Thaçit, Lluka Mishetiq, i ka prezantuar Ëilliamsit një artikull të Radio Evropës së Lirë nga viti 1998, ku thuhej se qëllimi i FARK-ut ishte marrja e kontrollit mbi UÇK-në dhe të ishte në tavolinën e bisedimeve me një pozicion force ndaj qeverisë, parlamentit dhe ushtrisë.

“Unë di që Bukoshi përpiqej të krijonte një FARK, bazuar fillimisht në Shqipëri, dhe që përbëhej nga oficerë shqiptarë, apo oficerë që kishin shërbyer në forca të Jugosllavisë. Bukoshi nuk më ka kërkuar kurrë konkretisht këshillë lidhur me FARK-un, por në bisedat e mia me Bukoshin dhe me diasporën shqiptaro-amerikane, kjo ishte temë e bisedave. Kjo ishte pjesë e tensionit të thellë. Ishte ndërmarrje e re e LDK-së për të krijuar një krah të armatosur – kishte thënë Ëilliams.

Dëshmitari i tretë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, John Steëart Duncan, foli edhe për një periudhë tjetër kohore. Gjatë dëshmisë së tij, Duncan, i cili kishte hartuar draftin fillestar të marrëveshjes së demilitarizimit të UÇK-së, foli për kohën pas nënshkrimit të saj.

Periudhën pas nënshkrimit të marrëveshjes së Kumanovës më 21 qershor të vitit 1999, ai e përshkroi “të tmerrshme”.

Ish-diplomati britanik përmendi raste ku, sipas tij, persona të thjeshtë kishin kryer veprime kriminale, duke e shfrytëzuar vakumin ligjor e politik që ishte krijuar.

Por, sipas Duncan, asnjëherë nuk kishte pasur prova se këto veprime kriminale, siç ishin vrasjet, djegiet dhe shkatërrimi i pronave, të ishin praktikë e UÇK-së.

Aktakuza ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Aktakuza aktuale ndaj Thaçit dhe të tjerëve është dorëzuar më 27.02.2023. Sipas Aktakuzës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar, pjesëtarë të UÇK-së, gjatë periudhës mars 1998-shtator 1999, kishin kryer krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit – duke arrestuar dhe ndaluar persona civil në mënyrë të paligjshme; duke i trajtuar në mënyrë mizore, torturuar dhe zhdukur.

Në mesin e shumë akuzave bëjnë pjesë edhe ato të vrasjeve të paligjshme.

Për të gjitha këto krime të pretenduara prokurori Xhek Smith i ngarkoi Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin e Kadri Veselin edhe me akuzën se të njëjtit ishin në dijeni, se këto krime ishin duke ndodhur dhe nuk kishin ndërmarrë asnjë veprim për parandalimin e tyre, mirëpo kishin nxitur kryerjen e tyre.

Në këtë Aktakuzë thuhet se Thaçi dhe të tjerët nxitën sulmet ndaj kundërshtarëve dhe nxitën vrasjen e tyre.

Sipas Prokurorisë krerët e UÇK-së përmes deklaratave publike e veprimeve në terren frikësuan, denigruan, eliminuan kundërshtarë dhe kërkuan të pozicionoheshin si i vetmi zë dhe si i vetmi përfaqësues legjitim i shqiptarëve të Kosovës.

Pjesë e Aktakuzës 68-faqëshe të Prokurorisë janë edhe pretendimet për vrasje të paligjshme.

Këto vrasje theksohet se janë kryer në territore të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë. Sipas Prokurorisë ato janë kryer në: Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Drenoc, Malishevë, Bajgorë, Majac, Zllash, Kleҫkë, Kukës dhe Rahovec.

Në Aktakuzë thuhet se një person gjatë vitit 1998 ishte mbajtur në Kazermat e UÇK-së në Jabllanicë dhe ishte rrahur për vdekje nga pjesëtarët e UÇK-së.

Aktakuza pretendon se fatin e njëjtë e kishin pasur edhe dy viktima tjera, të cilat ishin dërguar në Kazermën e UÇK-së në Jabllanicë.

Përpos vrasjeve në Jabllanicë në Aktakuzë pretendohet se në fshatin Llapushnik ishte arrestuar një person nga pjesëtarët e UÇK-së, ishte rrahur dhe ishte marrë në pyetje 10 net rresht, ndërsa në fund ishte vrarë.

Aktakuza pretendon tutje se pas një ofensive serbe forcat e UÇK-së në Llapushnik kishin arrestuar afërsisht 30 persona dhe se disa prej tyre më pas ishin lënë të lirë, ndërsa të tjerët ishin qëlluar dhe vrarë.

Aty përshkruhet edhe për 6 vrasje të kryera në Drenoc. Sipas Prokurorisë 6 burra ishin arrestuar, rrahur e vrarë dhe eshtrat e tyre nuk ishin parë kurrë më.

Pjesë e Aktakuzës janë edhe akuzat për vrasjen e 11 civilëve serbë në Malishevë. Sipas Aktakuzës, në korrik të vitit 1998, një grup prej 11 të arrestuarish serbë u transferuan në një dhomë, në bodrumin e një ndërtese në Malishevë. Aty përshkruhet se këta civilë ishin rrahur dhe shqelmuar nga anëtarët e UÇK-së, e më pas ishin qëlluar e vrarë.

Në këtë Aktakuzë Prokuroria e Specializuar nuk e ka lënë pa e përfshirë edhe Qendrën e Paraburgimit në Kleçkë.

Në këtë lokacion – sipas Prokurorit të Specializuar – gjashtë persona ishin dërguar dhe ishin rrahur për vdekje nga pjesëtarët e UÇK-së.

Sipas Aktakuzës një person tjetër kishte vdekur si rezultat i keqtrajtimit në Kukës. Në këtë keqtrajtim thuhet se kishte marrë pjesë edhe Sabit Geci.

Tre persona të tjerë ishin arrestuar në Rahovec. Ata, sipas Aktakuzës, ishin rrëmbyer nga ushtarët e UÇK-së në shtëpitë e tyre, ndërsa nuk ishin parë kurrë më.

Arsyeja se pse krerët e UÇK-së akuzohen për krimet dhe vrasjet e sipërmendura – sipas Prokurorit të Specializuar – është përgjegjësia komanduese.

Më 06.12.2024, Gjykata Speciale ka njoftuar për një Aktakuzë të re kundër Hashim Thaçit.

Për Aktakuzën e re Hashim Thaçi është deklaruar se nuk e pranon fajësinë.

Sipas Aktakuzës Thaçi, si dhe Hajredin Kuqi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj e Fadil Demaku akuzohen për “ndikim në dëshmitarë”.

Themelimi i Gjykatës Speciale

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë themeluar më 2015 nga Kuvendi i Kosovës.

Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë të Holandës, heton krimet e pretenduara të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, nga janari 1998 deri në dhjetor 2000.

Aktualisht, në këtë institucion është duke vazhduar procesi gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, ish-deputetit Rexhep Selimit dhe dy ish-kryetarëve të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit, të cilët akuzohen për “krime lufte” dhe “krime kundër njerëzimit”.

Salih Mustafa ishte dënuar herën e parë me 26 vjet dënim me burgim për “krime lufte”, kurse Gjykata e Apelit e kishte zbritur dënimin në 22 vjet burgim.

Supremja Vendimin në fjalë ia kishte kthyer për rishqyrtim edhe një herë Gjykatës së Shkallës së Dytë në Hagë.

Herën e dytë Gjykata e Apelit nga 22 vjet dënim me burgim i kishte shqiptuar dënimin me burgim prej 15 vjetësh – dënim i cili ishte atakuar në Supreme. Ndërsa, më 26.02.2025 Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë e ka vërtetuar dënimin me 15 vjet burgim për Salih Mustafën.

Pjetër Shala, i njohur me nofkën Komandant “Ujku”, u dënua fillimisht me 18 vjet burgim nga Gjykata Themelore e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për “krime lufte”, mirëpo Shalës i është ulur dënimi nga Gjykata e Apelit nga 18 në 13 vjet dënim me burgim unik.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”