Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
"Nuk dëshiron të largohesh kurrë" - punonjësit e TikTok-ut të shqetësuar për ndikimin e aplikacionit te adoleshentët

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Foto: Humanium

"Nuk dëshiron të largohesh kurrë" - punonjësit e TikTok-ut të shqetësuar për ndikimin e aplikacionit te adoleshentët

Punonjës aktualë dhe ish-punonjës të TikTok-ut kanë ngritur shqetësime brenda kompanisë sesi algoritmi popullor i aplikacionit mund të dëmtojë shëndetin mendor të përdoruesve të rinj, tregon një video e porsapublikuar e paraqitur si provë në një padi në Karolinën e Veriut kundër kompanisë, shkruan CNN.

Komentet thonë të kundërtën e deklaratave të përsëritura publike nga kompania se beson se platforma është e sigurt për të rinjtë.

Prokurori i përgjithshëm i atëhershëm i Karolinës së Veriut, Josh Stein, kishte paditur vjet TikTok-un së bashku me një grup prokurorësh të tjerë të përgjithshëm të shtetit, për praktika tregtare të padrejta ose mashtruese. Ata pretendojnë se TikTok-u ishte projektuar që të ketë “shumë varësi për të miturit” dhe se kompania ka mashtruar prindërit dhe fëmijët në lidhje me rreziqet e mundshme të sigurisë së aplikacionit.

Gjykatësi i Gjykatës së Lartë të Karolinës së Veriut, Adam Conrad, ka vendosur që si ankesa ashtu edhe videoja, të cilën zyra e prokurorit të përgjithshëm e ka siguruar gjatë një hetimi të TikTok-ut dhe e paraqiti si provë të çështjes, nuk duhet të fshihen nga publiku. Conrad gjithashtu mohoi kërkesën e TikTok-ut për ta rrëzuar padinë.

Videoja e takimeve të brendshme

Videoja, një përmbledhje e klipeve nga video-takimet e brendshme, sugjeron që disa punonjës të TikTok-ut ngritën pyetje lidhur me sigurinë e aplikacionit për adoleshentët. Nuk është e qartë se kur u zhvilluan saktësisht takimet në të cilat u bënë komentet e punonjësve.

“Fatkeqësisht, disa nga gjërat që njerëzit i gjejnë interesante nuk janë gjithmonë më të shëndetshmet”, ka thënë në video Nicholas Chng, i cili punoi në zbulimin e rrezikut në TikTok para se vjet të largohej nga kompania. “Ne, në një farë mënyre, inkurajojmë që disa nga këto përmbajtje të vendosen vetëm për shkak të mënyrës se si është projektuar platforma. Dhe ndonjëherë shqetësohem për këtë”.

TikTok-u nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së televizionit CNN për koment në lidhje me publikimin e videos.

Diku tjetër në video, Brett Peters, i cili aktualisht shërben si shef global i avokimit dhe reputacionit të krijuesve në TikTok, diskuton “qëllimet e larta të kompanisë për t’i bërë njerëzit të qëndrojnë në aplikacion më gjatë”.

“Thënë troç, arsyeja pse jemi të gjithë këtu është që të ndihmojmë vazhdimin e diversifikimit të ekosistemit të përmbajtjes, për ta bërë TikTok-un një vend ku mund të merrni kaq shumë lloje të ndryshme përmbajtjeje saqë nuk doni kurrë të largoheni prej tij”, ka thënë Peters.

Heshtja e TikTok-ut për rreziqet

Sigurisht, nuk është e pazakontë që ekipet e sigurisë teknologjike të diskutojnë brenda vendit se si të përmirësojnë platformat e tyre. Por prokurori aktual i përgjithshëm i Karolinës së Veriut, Jeff Jackson, ka deklaruar se videoja mbështet pretendimet e shtetit se TikTok-u i ka ditur paraprakisht rreziqeve të sigurisë dhe i ka mbuluar ato.

“Këto video vërtetojnë atë që kemi argumentuar në gjykatë: kompanitë e mediave sociale po i mbajnë fëmijët të varur për të maksimizuar fitimet, madje edhe në kurriz të shëndetit të tyre”, ka Jackson në një deklaratë për televizionin CNN.

Një zëdhënës i TikTok-ut më parë e quajti padinë “të pasaktë dhe mashtruese”.

Aplikacioni ka prezantuar viteve të fundit një mori veçorish të sigurisë së të rinjve dhe kontrollit prindëror, duke përfshirë shtimin e cilësimeve të paracaktuara të privatësisë dhe çaktivizimin e njoftimeve të natës vonë. Kohët e fundit, platforma ka paraqitur një veçori “meditimi të udhëhequr” që supozohet se synon t’i bëjë adoleshentët të ulin kohën e lëvizjes së faqeve.

Padia e Karolinës së Veriut kërkon ndëshkime financiare të paspecifikuara, si dhe një urdhër gjykate që ia parandalon TikTok-ut “përfshirjen në aktet dhe praktikat e padrejta ose mashtruese” të përshkruara në padi.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

 


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”