Foto ilustrim - KALLXO.com
Një punëtor lëndohet në vendin e punës në Prishtinë, arrestohet një person
03.10.2025 - 11:01
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është lënduar në vendin e punës në Prishtinë.
Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më 02.10.2025, rreth orës 10:00, teksa punëtori i lënduar ka pranuar tretman mjekësor.
“Në vendin e punës është lënduar një mashkull kosovar pasi që dyshohet se është rrëzuar derisa ishte në punë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK” – tha Policia në njoftimin e 03.10.2025.
Rasti është iniciuar si “asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim të sigurisë në vendin e punës”.
Lidhur me rastin është intervistuar një person, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar.