Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Në dyvjetorin e vdekjes përkujtohet Erion Kajtazi, futbollisti i cili vdiq në fushë

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Në dyvjetorin e vdekjes përkujtohet Erion Kajtazi, futbollisti i cili vdiq në fushë

Në përvjetorin e vdekjes së futbollistit, Erion Kajtazi në Mitrovicë është shfaqur një dokumentar, që riktheu në kujtesë momentet më të rëndësishme të jetës e të karrierës së tij.

Dokumentari “Një yll që rrezatoi fort dhe u shua shpejt” pasqyroi zhvillimin e karrierës së tij, ëndrrën për futboll dhe ndikimin e këtij futbollisti në sportin e Kosovës.

Dokumentari u shfaq para një numri qytetarësh mitrovicas, të cilët e nderuan e respektuan me emocione figurën e Erionit.

Trajneri i futbollit, Lavdim Behxheti, ka treguar potencialin dhe talentin e Erion Kajtazit.

“Erioni, kur ka qenë në gjeneratën U13, e kemi pa se çfarë talenti ka. Ne, si trajnerë dhe unë, si trajneri i gjeneratës U15, mezi nuk kam pritë me ardhë tek unë. Pak a shumë, ne i kemi ditë cilësitë e Erionit, çfarë i ka pasë.”- tha Behxheti.

Behxheti ka shtuar se kur e kishin Erionin në skuadër, ka qenë sikur t’i kishin tre lojtarë më shumë.

Nën emocione, trajneri Lavdim Behxheti tregon se vullneti i Erionit ishte për shembull.

“Ne kemi kënaqësinë që e kemi pasur në ekip një lojtar kaq të madh, me potencial të lartë, saqë sot unë e marr shembull te gjeneratat e tjera. E, sidomos tash që është shtatorja aty, e them që ky është njeriu që e ka dashtë punën.”- tregon nën emocione Behxheti.

Ndërsa, bashkëlojtari Elmedin Rama thekson se nuk mund ta besojë që Erioni nuk është këtu dhe nuk luan me ta.

Ai gjithmonë Erionin e kujton si një superlojtar, me potenciale të larta.

Elmedin Rama shtoi se Erion Kajtazi ka qenë sulmues, por edhe një mesfushor i shkëlqyeshëm, e ka pasur një shut të fortë. “E mbaj mend, që ai shumë gola i ka dhënë prej faulit, prej largësisë.”

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë se ky lojtar ka lënë shenja në futbollin kosovar.

“Erioni ka lënë shenjë në Kombëtaren U17. Do të kujtohet sa të kemi jetë secili nga ne.”- ka thënë Ademi.

Kryetari i klubit “Trepça ‘89”, Abedin Zeka, me lot në sy tregoi për talentin e futbollistit.

“Unë Erionin e njoh prej moshave të reja, e kam dashtë shumë, ka qenë i veçantë. I  dua krejt fëmijët që janë rreth klubit “Trepça ‘89”. Ka qenë i dashtun.”- ka thënë Abedin Zeka.

Zeka shtoi se nuk do të ketë asnjëherë zëvendësim në aspektin sportiv dhe në aspektin e cilësisë, kulturës e dashurisë që ka ofruar Erioni.

Trajneri i klubit futbollistik “Trepça ‘89”, Seid Ombashi, në dokumentarin e dhënë, tregoi për mënyrën se si e ftonte Erion Kajtazin në lojërat futbollistike.

“Unë gjithmonë në ndeshjet derbi që na nevojiteshin seniorët, Erionin e kam ftuar në ekip. Në ndeshjen që do të përcaktohej titulli kampion, Eri ishte i ftuar. Ndeshja ishte kundër Llapit. Eri ishte në bankën rezervë. Pasi që, u fut në lojë ai e përmbylli ndeshjen – duke na bërë kampion me rezultat 3:1.”- ka treguar me plot emocion Ombashi.

Erion Kajtazi ka vdekur më 03.12.2022, gjatë ndeshjes kundër “A&N” në Prizren, pasi kishte pësuar atak kardiak.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”