Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Nagavci flet për ndërtimin e shkollave në veri dhe premtimin për ndërtimin e 160 çerdheve

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Nagavci flet për ndërtimin e shkollave në veri dhe premtimin për ndërtimin e 160 çerdheve

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka folur sot për çështjen e ndërtimit të shkollave për fëmijët shqiptarë në veri të Kosovës.

Nagavci ka thënë se edhe për ketë çështje edhe për premtimin për ndërtimin e 160 çerdheve, është e vetëdijshme që duhet të punohet më shumë.

Ajo ka thënë se janë bërë hapa para sa i përket planifikimit për këto ndërtime.

“Sa i përket ndërtimit të shkollave që janë akoma problematike për fëmijët që vijojnë mësimin në këtë pjesë, por edhe për ndërtimin e çerdheve që është njëri nga premtimet tona për të cilat jam e vetëdijshme që duhet të punojmë më shumë. Viti i kaluar ka qenë një vit sfidues edhe për shkak të situatës më pandeminë. Sa i përket planifikimit kemi ecur mjaft mirë përpara”- ka thënë Nagavci.

Ajo tutje ka thënë se planifikohet ndërtimi i çerdheve modulare, një risi që sipas saj përdoret në vende të ndryshme të Evropës.

Tutje ajo ka thënë se në muajt e ardhshëm definohet çështja se si duhet të vazhdohet tutje.

“Përtej aspekteve financiare problemet kanë qenë edhe me gjetjen e pronave për ndërtim, në muajt e ardhshëm do të definohet edhe kjo dhe do të vazhdojmë më tutje” – ka thënë Nagavci para gazetarëve.

Ndërtimi i 160 çerdheve ka qenë premtim parazgjedhor i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili ishte përfshirë edhe në programin qeveritar të kësaj partie.

“Prandaj do të investojmë në shkolla dhe çerdhe publike me kujdes dhe edukim cilësor dhe shujta falas. Përmes investimeve ne 160 çerdhe dhe në adaptimin e hapësirave në institucione shkollore, përfshirja në edukimin e fëmijërisë së hershme rritet nga 7% në 24% për fëmijët e moshës 0-5 vjeç dhe nga 38% në 64% për fëmijët e moshës 3-6 vjeç. Kur kësaj i shtohet rritja e kapaciteteve në sektorin privat, atëherë mund të pritet rritje edhe më e madhe e pjesëmarrjes” – kishte thënë Kurti në Kuvendin e Kosovës gjatë prezantimit të programit qeverisës për vitet 2021-2025.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”