Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Milaim Zeka para gjyqit nën akuzën për kanosje ndaj prokurorit special Afrim Shefkiu

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Milaim Zeka para gjyqit nën akuzën për kanosje ndaj prokurorit special Afrim Shefkiu

“Këtë prokurorin tim do ta ndjekë me gjyq, kanun dhe privatisht”- kjo fjali e thënë në një emision, e solli para Gjykatës së Prishtinës, Milaim Zekën në cilësinë e të akuzuarit.

Zeka sipas prokurorisë më 24.09.2018 e kishte kanosur prokurorin Afrim Shefkiu, në Televizionin T7.

Sipas të dëmtuarit, Afrim Shefkiu, këto fjalë nga Milaim Zeka kanë ardhë pas ngritjes së aktakuzës lidhur me rastin e mashtrimit me viza të punës. Lidhur me këtë çështje gjyqësore, Zeka ishte liruar nga akuza më 26.04.2022, por që me vendimin e Apelit rasti është kthyer në pikën zero vetëm për veprën penale të shmangies tatimore, duke e vërtetuar pjesërisht akgjykimin lirues ndaj Zekës.

Sipas Shefkiut me shprehjen kanun, ka nënkuptuar si hakmarrje.

“E kam kuptuar si hakmarrje, me gjyq do të ishte normale”- tha Shefkiu në fazën e dëgjimit si i dëmtuar.

“Milaimin e njoh ngase, ka qenë subjekt i hetimit në Prokurorinë Speciale për shkak të veprave penale, shmangie nga tatimi, mashtrim dhe shpëlarje parash, më tepër e njoh ngase ndaj të njëjtit është ngrit akuzë”- tha tutje Afrim Shefkiu.

Shefkiu tha se është ndjerë i kanosur me këtë fjali, në të kundërtën nuk do të kishte këtë ndjesi nëse do të thuhej se ndjekja do bëhej vetëm me ligj.

“Jam ndjerë i kanosur, po të thoshte do ta ndjekim me ligj ish kanë në rregull”- tha tutje Shefkiu.

Me të filluar Gjykimi lidhur me këtë rast, i akuzuari pas leximit të aktakuzës nuk e pranoi fajësinë duke u shprehur se ndjehet i pafajshëm.

“I pafajshëm” – tha Zeka lidhur me akuzën e prokurorisë.

I njëjti në fjalën hyrëse tha se Prokurori që kishte ngritur aktakuzën, kishte bërë shkëputje të deklaratës së tij nga emisioni me qëllim që ta vë gjykatën  në lajthitje.

Pas dëgjimit të të dëmtuarit, Afrim Shefkiu, prokurori Blerim Igrishta kërkoi nga gjyqtari i çështjes që të ndërpritet seanca pasi ishte kujdestar dhe e kishte një rast me urgjencë. Këtë propozim të prokurorit, Igrishta e aprovoi gjyqtari, Dibran Jusufi.

Milaim Zeka nga Prokuroria e Prishtinës akuzohet për kanosjen e prokurorit Special, Afrim Shefkiu.

“Këtë prokurorin tim do ta ndjekë me gjyq, kanun dhe privatisht”- ishte fjalia që kishte thënë Mialim Zeka më 24.09.20218 në Televizionin T7.

Me këto fjalë sipas prokurorisë, te i dëmtuari, Afrim Shefkiu është shkaktuar ndjenja e ankthit, frikës dhe pasigurisë për jetë.

Aktakuza daton të jetë ngritur më 22.07.2019.

 

 

 

 


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”