Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Mbyllja e strukturave ilegale serbe në veri të Kosovës, reagon Ambasada e Francës

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Foto: Erden Atiq / Facebook

Mbyllja e strukturave ilegale serbe në veri të Kosovës, reagon Ambasada e Francës

Ambasada e Francës në Kosovë ka reaguar pas mbylljes nga institucionet të Kosovës në veri të vendit të zyrave ilegale të Serbisë.

Përmes një reagimi në Facebook, Ambasada franceze ka thënë se veprimet e autoriteteve kosovare për mbylljen e këtyre zyrave po dërgojnë një sinjal negativ për partnerët e Kosovës.

Ambasada thot se çështja e këtyre strukturave duhet të trajtohet në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

“Veprimet e përsëritura nga autoritetet kosovare kundër strukturave të Serbisë në Kosovë që ofrojnë shërbime për komunitetin serb janë shqetësuese. Çështja e këtyre strukturave duhet të trajtohet në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Këto veprime dërgojnë një sinjal negativ për partnerët e Kosovës. Franca po ndjek me kujdes ndikimin e këtyre vendimeve në jetën e përditshme të serbëve në Kosovë”- thuhet në reagimin e Ambasadës së Francës.

Autoritetet kosovare njoftuan se kanë mbyllur disa institucione ilegale të Serbisë në veri të vendit.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka njoftuar më 15.05.2025, se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë ndërmarrë hapa konkretë për rikthimin e objekteve të uzurpuara nga strukturat ilegale serbe nën menaxhimin legjitim komunal.

Sipas tij, janë liruar dhe kthyer nën administrimin e Komunës: objekti katërkatësh në rrugën “Kollashini”, ku ishin të vendosura: Instituti për Sport, Rini dhe Shërbime të Specializuara, Shoqata Sportive dhe SHKA “Kosova Bozhur”; Muzeu i Qytetit në rrugën “Lole Ribar”; dhe Qendra Sportive në rrugën “Llola Ribar”, afër ish-Remontit.

Këto veprime, sipas Atiqit, janë ndërmarrë me qëllim të vendosjes së ligjshmërisë, forcimit të institucioneve lokale dhe garantimit të një të ardhme të përbashkët dhe të sigurt për të gjithë qytetarët, si dhe kthimit të hapësirave publike në shërbim të komunitetit.

Ndërsa, ministrja e Ekonomisë, Artana Rizvanolli ka njoftuar se sot, më 15.05.2025, është ndërprerë veprimtaria ilegale e strukturave paralele në Fabrikën e ujit në Zubin Potok, me kërkesë të Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike të Ministrisë së Ekonomisë.

Sipas ministres, kjo fabrikë e ujit është aset kritik për furnizim të sigurt me ujë për mijëra qytetarë të Republikës së Kosovës në komunat veriore. “Andaj, marrja nën kontroll e këtij aseti është çështje e sigurisë, e shëndetit publik dhe e shtrirjes së kontrollit institucional” – ka shtuar ajo.

Ministrja Rizvanolli ka theksuar se tash e tutje, KRU “Mitrovica” do të sigurohet që ky sistem jetik të funksionojë sipas standardeve ligjore dhe teknike të Republikës së Kosovës.

“Furnizimi me ujë nuk mund të jetë mjet presioni politik apo kontrolli nga jashtë. Është një e drejtë bazike e qytetarëve tanë, dhe përgjegjësi e institucioneve tona publike që ajo të realizohet në mënyrë të sigurt dhe të barabartë për të gjithë” – ka shtuar ai.

“Falënderoj Policinë e Kosovës për mbështetjen dhe falënderoj KRU Mitrovicën për gatishmërinë për t’u shërbyer të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim” – ka shtuar ajo.

 

 


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”