Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Mbretëria e Bashkuar synon marrëveshje me Kosovën për kthimin e migrantëve

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Mbretëria e Bashkuar synon marrëveshje me Kosovën për kthimin e migrantëve

Takimi në Irlandën Veriore është mundësi për qeverinë britanike që të gjejë një shtegdalje të re për menaxhimin e njërit prej problemeve të saj më stresuese, raporton “Politicio”.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, është krejt afër një ujdie të nënshkruar për një qendër rikthimi të migrantëve në Ballkanin Perëndimor – dhe çmimi do të jetë një konfrontim i ri me Rusinë.

Ministrat e Jashtëm nga Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Serbia, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të mblidhen në Kështjellën Hillsborough në Irlandën Veriore të enjten (09.10.2025) derisa Mbretëria e Bashkuara po organizon një samit me synimin për integrimin e këtyre vendeve sa më afër me aleatët dhe institucionet europiane.

Nuk është habi që se ministrja e Jashtme britanike, Yvette Cooper, do t’i ketë prioritet diskutime për migracionin derisa qeveria britanike po mundohet dëshpërimisht t’i luftojë kalimet me barka dhe të ulë numrin e migrantëve ilegalë.

Samiti i kësaj jave është pjesë e një shtytje diplomatike që të sigurojë një marrëveshje për personat që mundohet të vendosen në Mbretërinë e Bashkuar që të procesohet në një vend tjetër.

Dy zyrtarë qeveritarë kanë konfirmuar për “Politico” se qendrat e migrimit do të diskutohen jozyrtarisht në Kështjellën Hillsborough, duke theksuar njëherësh se asnjë nuk është finalizuar. Çfarëdo plani që mund të dalë do të nënshkruhej në një takim tjetër të liderëve të rajonit më 22 tetor.

Kosova ka shumë përparësi në sytë e britanikëve, si një vend me lidhje të forta me Mbretërinë e Bashkuar, me lidershipin që dëshiron të fuqizojë aleancën me shtetet perëndimore. Dhe – përtej anës tërheqëse për Britaninë me shtrëngime financiare – motivi kryesor nuk është financiar, por strategjik, derisa Prishtina po mundohet të neutralizojë kërcënimet që vijnë edhe nga Serbia, edhe nga Rusia.

Destinimi kryesor

Kosova ka rrokur vëmendjen si cak për zhvendosjen e azilkërkuesve që synojnë Britaninë pasi një përpjekjeje të dështuar të kryeministrit Starmet, i cili gjatë vizitës së tij më herët sivjet, ishte munduar t’ia sillte përreth këtë çështje Shqipërisë.

Andi Hoxhaj, ligjërues i së drejtës në Kolegjin Mbretëror të Londrës, ka thënë: “Keir Starmer ishte kryeministri i parë me mandat që do të vizitonte Shqipërinë në 104 vjet të marrëdhënieve dypalëshe, dhe ai dëshironte që me vizitën e parë të kishte një marrëveshje për kthimin e migrantëve. Ky ishte mendim i dëshiruar, thënë butësisht”.

Kosova shihet si alternativë e mirë pjesërisht edhe për shkak se është njëra prej rrugëve kryesore të përdorura prej migrantëve gjatë rrugëtimit të tyre drejt perëndimit, dhe teorikisht mund të ndalojë qarkullimin e migrimit ilegal edhe si efekt neutralizues. Pothuajse 22 mijë migrantë kanë përdorur rrugën e Ballkanit Perëndimor që të hynin vjet në Bashkimin Europian, tregojnë të dhënat e Zyrës së Zhvillimit të Jashtëm dhe Komonuelthit (FCDO).

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë më parë se vendi i saj do të mund të ishte “i hapur” për negocimin e aranzhimit që të pranojë azilërkues që u janë refuzuar kërkesat në Britani.

Arminka Helic, politikane konservatore dhe ish-këshilltare e FCDO-së që ishte larguar nga Bosnja në Mbretërinë e Bashkuara në vitet nëntëdhjetë, e ka përshkruar administratën kosovare si “përkrahëse dhe me prirje kah politikat perëndimore – si një vend model, nëse mund të themi ashtu”.

Pos kësaj, sipas Helicit, Kosova nuk dëshiron marrëdhënie krejtësisht transaksionale të tipit që më e kishte arritur qeveria e mëhershme konservatore me Ruandën, por që kishte dështuar të zbatohej.

Më e vlefshme për ta është përkrahja në rezistimin kundrejt diplomacisë armiqësore të Serbisë që po mundohet t’ua ndalojë vendeve të tjera që ta njohin Kosovën, e cila e ka shpallur pavarësinë më 2008, dhe ndaj përpjekjeve të Rusisë për të ndikuar dhe destabilizuar rajonin.

Disk i prishur

Sado tërheqëse që mund të jetë ujdia për Britaninë, ende nuk është hartuar – dhe analistët rajonalë paralajmërojnë se çfarëdo marrëveshjeje për migrimin mbart edhe rreziqet e veta.

“Si mund të adresosh një çështje të tillë të madhe me një rajon kaq jostabil, sidomos meqë ai rajon është kurthuar thellësisht me ndikimin malin rus”, ka vërejtur Helic. “Nuk ma merr mendja se do të funksionojë”.

Dhe derisa Mbretëria e Bashkuara vë theksin në bisedimet me aleatët për t’iu kundërvënë përzierjes ruse, do të duhej t’u përgjigjej disa pyetjeve akute – si, si të mbahet forca paqeruajtës në kufirin Kosovë-Serbi, që Kosova dëshiron ta bllokojë.

Ka edhe njëfarë lodhjeje me qasjen aktuale britanike në skenën botërore, derisa po merr masa të luftojë migrimin ilegal në çdo forum të mundshëm ndërkombëtar në kurriz të temave të tjera.

Para takimit, kryediplomatja Cooper ka theksuar prioritetet e saj duke bërë të ditur fondin prej dhjetë milionë funtesh për programet për luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan dhe ridërgimin e stafit të FCDO-së në Ballkanin Perëndimor që të fokusojë më shumë zyrtarë në migrimin.

Por Hoxhaj mendon se “ka një ndjenjë se kjo nuk ka një çështje të tillë të madhe politike në vendin tonë, kjo më fort është çështje e Mbretërisë së Bashkuar, andaj pse do të duhej të kishim vullnet që të ndihmonim?”

Një diplomat nga një vend pjesëmarrës në samit, duke kërkuar që privatisht ta thotë troç mendimin e tij, ka thënë se Britania ka një nivel “fiksimi” me barkat e vogla sidomos, të cilën gjë ata e kanë “të vështirë ta kuptojnë”.

Nëse tingëllon si një disk i grithur që përfundimisht rezulton me marrëveshjen e synuar të Mbretërisë së bashkuar për migracionin, atëherë kryeministri Starmer mund ta konsiderojë çmim të vogël.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”