Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Mbledhja e Senatit të UP-së - Cilët janë kandidatët për staf akademik që u avancuan dhe cilët u kthyen për rishqyrtim?

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Mbledhja e Senatit të UP-së, 29.10.2025, Foto: Arbrita Uka/KALLXO.com

Mbledhja e Senatit të UP-së - Cilët janë kandidatët për staf akademik që u avancuan dhe cilët u kthyen për rishqyrtim?

Në mbledhjen e Senatit të Universitetit të Prishtinës, që u mbajt më 29.10.2025, u shqyrtuan dhe miratuan propozimet për emërim, riemërim dhe avancim të personelit akademik të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit (FIN), Fakultetit të Filologjisë dhe Fakultetit të Ekonomisë. 

Për këto procese, kjo është hera e parë që Senati i UP-së e implementoi Statutin e ri të UP-së të vitit 2024, si dhe Rregulloren e re për avancim, emërim dhe rizgjedhje të personelit akademik të datës 03.06.2025.

Arben Hajrullahu, rektori i UP-së, tha se ata i dinë disa kolegë që kanë aplikuar për t’u avancuar dhe shpejt ka dalë në pah që një apo disa kritere nuk i plotësojnë për t’u avancuar.

“Ato raste të cilat janë ardhë në Rektorat edhe do të kthehen në njësi akademike me dëshmitë se cili kriter apo cilat kritere nuk plotësohen, nuk do t’ia japim mundësinë e një lloj tërhjekjeje përjashtimisht vetëm këtë radhë” – ka deklaruar rektori Hajrullahu më 29.10.2025.

Sipas paragrafit 2 të nenit 154 të Statutit të UP-së, të gjitha emërimet, si dhe zgjatja e punësimit është për katër vjet.

Prorektori Naim Jerliu i ka prezantuar pozitat e kandidatëve, të cilat më pas janë votuar secila nga senatorët e UP-së.

Profesori asistent Esat Gashi ka aplikuar për avancim në profesor i asociuar dhe është vlerësuar pozitivisht nga komisioni vlerësues i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, mirëpo aplikimi i tij u votua nga senatorët që të kthehet për rishqyrtim në Këshill të Fakultetit.

Kjo pasi punimet shkencore të Gashit ishin publikuar më 2018, disa vite pasi Statuti i UP-së të miratohej më 2024, i cili përcakton që për profesor të asociuar tre punime të jenë të publikuara në revista shkencore ndërkombëtare pas emërimit në titullin aktual, si autor i parë ose korrespondent, nga të cilat punime, së paku një si autor i parë. 

Lavdim Osmanaj, profesor asistent në FIN, ka aplikuar për avancim në profesor i asociuar dhe është aprovuar nga Senati i UP-së.

Senati i ka miratuar edhe rizgjedhjen e këtyre asistentëve në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit: Guxim Rrudhani, Hana Shehu-Agani, Premton Thaçi, Valon Veseli dhe Venera Hajdari-Llapashtica.

Profesorët e Fakultetit të Filologjisë të UP-së që u avancuan nga profesorë asistentë në profesorë të asociuar, me miratim të Senatit, janë: Gëzim Qerimi, Isa Sulçevsi, Majlinda Bregasi, Nebahat Sulçevsi, Nerimane Kamberi, Teuta Blakçori-Salihu dhe Zeqije Xhafçe.

Kurse, Lindita Gjikolli, profesoreshë asistente edhe pse kishte vlerësim pozitiv nga komisioni vlerësues i Fakultetit të Filologjisë u rekomandua të kthehet në rishqyrtim te Këshilli i Fakultetit.

Abdulla Rexhepi, dekani i Fakultetit të Filologjisë, tha se rasti i profesoreshës Gjikolli është se në një punim ka punuar me një profesoreshë tjetër, që sipas tij ka qenë autore e parë, por revista ia ka shkruar se është autore korrespondente.

Edhe aplikimi i profesorit Muhamet Jahiri për avancim në profesor të asociuar u rekomandua të kthehet në Këshill të Fakultetit të Filologjisë për rishqyrtim.

Dekani Rexhepi tha se “edhe profesori Muhamet Jahiri ka botuar punime në një revistë kredibile, por revista tash është tërhequr nga Scopus-i.” 

Ndërsa, Albulena Blakaj-Gashi dhe Vjosa Hamiti u avancuan në profesorë të rregullt, me miratim të Senatit.

Rektori Hajrullahu tha se Hamiti kishte qenë mësuesja e tij e parë e gjermanishtës.

Shpëtim Elezi, i cili është profesor asistent në Fakultetin e Filologjisë dhe njëherit senator, ka aplikuar për t’u avancuar në profesor të asociuar. Elezi e ka liruar mbledhjen e Senatit para votimit të miratimit të avancimit të tij nga Senati.

Afërdita Kasolli-Zogaj ka aplikuar që të rizgjidhet lektore dhe Senati e miratoi rizgjedhjen e saj.

Arta Hallaçi-Buçinca, Ilir Breca dhe Liridona Bërkolli-Ahmeti u riemëruan asistentë, me miratim të Senatit.

Kurse, nga Fakulteti Ekonomik i UP-së ka aplikuar Besim Beqaj, që është profesor i asociuar, por u rekomandua që aplikimi i tij të rikthehet në rishqyrtim në Këshill të Fakultetit.

Kandidatët e Fakultetit Ekonomik që u avancuan në profesorë të asociuar janë: Veton Zeqiraj, Gentrit Berisha, Lura Rexhepi-Mahmutaj, Arbër Hoti, Alban Elshani, Sevdije Alshiqi, Vlora Prenaj, Albulena Shala, Lekë Pula dhe Edona Perjuci.

Edhe aplikimi i kandidates Vjosa Fejza-Ademi, profesoreshë asistente, u rekomandua që të kthehet për rishqyrtim në Fakultetin Ekonomik.

But Dedaj u avancua nga profesor i asociuar në profesor i rregullt. Dedaj kishte garuar për rektor të UP-së në konkursin e parë të datës 07.05.2024, i cili nuk i kishte marrë votat e mjaftueshme nga Këshilli Drejtues i UP-së.

Nagip Skenderi, profesor i asociuar ka aplikuar për avancim në profesor të rregullt, mirëpo Senati votoi kthimin e aplikimit të tij për rishqyrtim në Fakultet Ekonomik.

Dhe Flokart Aliu u riemërua asistent në Fakultetin Ekonomik me miratim të Senatit të UP-së.

Në nenin 154 të Statutit të UP-së flitet për kushtet që kandidati duhet t’i plotësojë për asistent të universitetit, disa prej të cilave janë: të ketë të përfunduara me sukses studimet master në drejtimin përkatës; të jetë jo më i vjetër se 35 vjet kur emërohet për herë të parë; të jetë i regjistruar në studimet e doktoratës me rastin e rizgjedhjes asistent; të ketë notën mesatare në studimet bachelor dhe master jo më pak se 8.

Sipas nenit 155 të Statutit, për titullin profesor asistent kandidati duhet t’i plotësojë këto kushte: të ketë gradën e doktorit të shkencës; të ketë së paku dy publikime në revista ndërkombëtare shkencore si autor i parë ose korrespondent, por së paku në njërin punim duhet të jetë autor i parë. 

Kurse, rizgjedhja në këtë titull mund të bëhet vetëm nëse kandidati ka së paku një punim shtesë si autor i parë ose korrespondent të publikuar pas emërimit në titullin aktual.

Për profesor të asociuar kandidati duhet t’i plotësojë kushtet, sipas nenit 156 të Statutit: të ketë gradën e doktorit të shkencës; të ketë një kapitull të zgjedhur të botuar në një tekst të botuar nga shtëpi botuese kredibile ndërkombëtare ose një libër për përdorim të studentëve ose monografi; të ketë të paktën tri punime të publikuara në revista ndërkombëtare shkencore të publikuara pas emërimit në titullin aktual, si autori parë ose korrespondent, nga të cilat së paku një si autor i parë. 

Rizgjedhja në profesor i asociuar bëhet vetëm nëse kandidati ka publikuar një punim shtesë si autor i parë ose korrespodent të publikuar pas emërimit në titullin aktual.

Për profesor të rregullt, kandidati duhet t’i ketë dy kushtet e para të profesorit të asociuar si dhe sipas nenit 157 të Statutit kushtet e tjera: katër punime të publikuara në revista ndërkombëtare shkencore të publikuara pas emërimit në titullin paraprak, si autor i parë ose korrespondent, nga të cilat së paku dy si autor i parë; pjesëmarrje e rregullt në konferencat ndërkombëtare dhe kombëtare; mentorim i suksesshëm i së paku tri temave master.

Shënim: Artikulli është edituar më 31.10,2025, ora 23:50. Emri I kandidat për profesor të asociuar në Fakultetin Ekonomik është Lekë Pula dhe jo Ilir Pula.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”