Vendi ku janë gjetur mbete mortore - Foto: Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur
Mbetjet mortore në Mitrovicë të Veriut u gjetën gjatë hapjes së një varri
Policia e Kosovës ka njoftuar për gjetjen e mbetjeve mortore në Mitrovicë të Veriut.
Këto mbetje të eshtrave dyshohet se janë nga periudha e luftës së fundit në Kosovë 1998-1999.
Një familje po hapte një varr për një familjar të tyre, me ç’rast ka hasur në një batanije me mbeshtje të eshtrave.
Pas marrjes së informacionet, njësite të Policisë së Kosovës në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Mbetjet e gjetura janë tërhequr nga IML-ja për ekzaminime të mëtejshme.
Policia ka njoftuar se për këtë rast është informuar edhe Prokuroria.
Për gjetjen e këtyre mbetjeve mortore, KALLXO.com raportoi më 28.10.2025.
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur kishte bërë të ditur gjetjen e mbetjeve mortore.
“Informacioni është raportuar menjëherë në Policinë e Kosovës. Pas marrjes së informacionit, në vendngjarje ka dalë ekipi i përbashkët i përbërë nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore”- thuhet në njoftimin e datës 28.10.2025.
Para një jave, janë zhvarrosur në Hajvali katër trupa që dyshohet se i përkasin luftës së fundit.
Edhe në shtator të këtij viti, në “Bjeshkët e Strellcit” në Deçan u gjetën mbetje mortore të personave që dyshohet se i përkasin luftës së fundit.