Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Lladrovci: Drenasi kampion për herë të shtatë për performancë komunale

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Ramiz Lladrovci, kandidat i "Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin" për kryetar të Drenasit, Foto: KALLXO.com

Lladrovci: Drenasi kampion për herë të shtatë për performancë komunale

Raporti i vlerësimit të performancës së Komunave e ka nxjerrë komunën e Drenasit si komunën me performancën më të mirë krahasuar me të gjitha komunat e vendit.

Kjo është hera e shtatë për Komunën e Drenasit që renditet në këtë pozitë.  Drenasi u rendit në vend të parë në Kosovë, me 83.13 pikë. Përderisa e dyta u rendit Skenderaj, me 82.58 me një diferencë prej 0.45% nga vendi i parë.

Lidhur me këtë ka reaguar kryetari i zgjedhur, Ramiz Lladrovci

“Fitore pas fitores, ashtu siç e kemi deklaruar, sot është publikuar lajmi në Ministri se jemi në vendin e parë në garën për grantin e performancës. Urime qytetarë të Drenasit, urime qytetarë kampionë! Sot, zyrtarisht morëm raportin e Performancës Komunale, rezultat që Komunën e Drenasit e rendit në vend të parë në Kosovë, me 83.13 pikë. Edhe këtë vit, Drenasi është kampion! Respekt dhe faleminderit ekipit komunal të ngarkuar me grantin e performancës dhe qytetarët tanë për angazhimin e përbashkët dhe kontributin në këtë sukses. Megjithëse rezultatet kanë qenë të ditura para zgjedhjeve, MAPL sot e bëri të ditur numrin e pikëve, pa e bërë renditjen sipas vendeve të komunave konkurruese, nëpërmjet njoftimit publik” – ka shkruar Lladrovci më 17.10.2025.

Matja e performancës është një proces i udhëhequr nga Ministria e Pushtetit Lokal ku komunat raportojnë të dhëna mbi përmbushjen e standardeve qeverisëse.

Në matje grumbullohen të dhëna që nga cilësia e administratës mbrojtja e mjedisit infrastruktura e deri tek përfaqësimi gjinor.

Komuna e Drenasit ishte eliminuar nga gara për grant të performancës komunale për vitin 2024.

Të gjitha komunat varësisht renditjes së tyre nga matja e performances, fitojnë nga një grant, të cilin e shpenzojnë në një projekt të madh apo disa projekte të vogla komunale. Sa më lart që renditen në këtë listë edhe shuma e përfituar nga komunat është më e madhe.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”