Kryeprokurorët e Prizrenit dhe Gjakovës presin në takim pune ish-kryeprokurorët e Britanisë së Madhe
Kryeprokurorët e Prokurorisë së Prizrenit dhe Gjakovës, kanë zhvilluar takim të përbashkët me ekspertët e Britanisë së Madhe më 02.12.2025.
Kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit, Petrit Kryeziu dhe Enis Gashi i Prokurorisë së Gjakovës kanë pritur në takim pune dy ish-kryeprokurorët e Mbretërisë së Bashkuar , Nick Hawkins dhe Douglas Mackay që aktualisht janë përfaqësues të projektit rajonal “Integriteti Gjyqësor”.
Projekt i cili është i mbështetur nga Qeveria Britanike dhe i zbatuar nga organizata “Security Criminal Justice Solutions” në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar për forcimin e kapaciteteve institucionale.
Qëllimi i këtij takimi sipas njoftimit të Prokurorisë kanë qenë diskutimi dhe prezantimi i politikës së të sigurimit të cilësisë së punës me lëndët, që synon rritjen e profesionalizimit, efikasitetit dhe përgjegjësisë institucionale.
“Qëllimi i takimit ishte prezantimi dhe diskutimi i politikës së re të sigurimit të cilësisë së punës me lëndë, e cila synon rritjen e profesionalizmit, efikasitetit dhe përgjegjësisë institucionale, bazuar në standardet etike dhe operacionale të përcaktuara në Kodin e Etikës dhe rregulloret e Prokurorisë së Shtetit”- thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Sipas njoftimit, ekspertët britanik kanë ofruar komentet dhe rekomandimet e tyre lidhur me standardizimin e procedurave të brendshme, vlerësimin e rrezikut institucional dhe përmirësimin e transparencës.
“Ekspertët britanikë ofruan komentet dhe rekomandimet e tyre lidhur me standardizimin e procedurave të brendshme, vlerësimin e rrezikut institucional dhe përmirësimin e transparencës, duke theksuar rëndësinë e harmonizimit të praktikave vendore me standardet bashkëkohore evropiane”- thotë tutje njoftimi.
Gjatë këtij takimi pune janë theksuar rëndësitë e zbatimit të standardeve të cilësisë në të gjitha veprimtaritë e prokurorisë, përfshirë rritjen e transparencës dhe komunikimit me palët relevante, standardizimi i procedurave të brendshme dhe ngritja e cilësisë së punës në institucionin e Prokurorit të Shtetit.