Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Kryeministri polak: Hekurudhat u sulmuan nga dy ukrainas që punonin për Rusinë

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Kryeministri Tusk në vendin e ngjarjes. Foto: Facebooku i tij

Kryeministri polak: Hekurudhat u sulmuan nga dy ukrainas që punonin për Rusinë

Dy shtetas ukrainas, të cilët kanë punuar prej kohësh për inteligjencën ruse, janë identifikuar si të dyshuarit pas dy akteve të sabotimit në rrjetin hekurudhor të Polonisë, ka deklaruar kryeministri polak të martën (18.11.2025), Donald Tusk, raporton BBC

Njëri nga dy të dyshuarit është dënuar tashmë në mungesë për akte sabotimi në Ukrainën perëndimore, ka theksuar Tusk para parlamentit të Polonisë, Sejmit.

Tusk ka vizituar të hënën vendin e një shpërthimi afër Mikas në juglindje të Varshavës, ku u dëmtua linja hekurudhore që shpie drejt kufirit ukrainas, duke e quajtur “akt sabotimi të paprecedentë”.

Një incident tjetër pranë Pulawy ka detyruar një tren plot me njerëz të ndalej papritur dhe pastaj u u hetuan dëme në kabllot ajrore.

Autoritetet polake fillimisht kishin thënë se kishte mundësi të madhe që aktet e sabotimit të jenë urdhëruar nga një “shërbim i huaj”.

Por një zëdhënës i ministrit të Shërbimeve Speciale të Polonisë ka njoftuar të martën se “gjithçka tregon se ato janë shërbime speciale ruse”.

“Qëllimi ishte të shkaktohej një katastrofë hekurudhore” – u ka deklaruar Tusk deputetëve.

Kryeministri polak ka theksuar se nuk do t’ tregojë emrat e dy të dyshuarve pasi kjo mund ta ndërlikojë operacionin, megjithëse u tha deputetëve se njëri jetonte në Bjellorusi dhe tjetri ishte banor i Ukrainës lindore.

Të dy të dyshuarit kishin kaluar në Poloni nga Bjellorusia gjatë vjeshtës dhe tani ishin kthyer atje nëpërmjet pikës kufitare në Terespol në jugperëndim të largët të Bjellorusisë, afër kufirit ukrainas, ka shtuar ai.

Polonia është shtet anëtar i NATO-s dhe i BE-së, dhe rrjeti i saj hekurudhor është bërë jetik për bartjen e furnizimeve me ndihma në Ukrainë prejse Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë në shkurtin e vitit 2022.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Punime në rrjetin elektrik, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten