Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Kriza politike çon shtetin drejt kolapsit financiar

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Kriza politike çon shtetin drejt kolapsit financiar


Warning: Undefined array key 11 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 12 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Kosova brenda pak muajsh rrezikon të futet në kolaps financiar si pasojë e moskonstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re. Në mungesë të Ligjit për buxhetin për vitin 2026, që në muajt e parë të vitit të ardhshëm mund të bllokohet arka e shtetit, gjë që do të ndikonte drejtpërdrejt në mosshpërndarjen e pagave për punonjësit e sektorit publik dhe pamundësinë për të ekzekutuar urdhërpagesa për shërbime publike.

Bllokada financiare do të pamundësohej vetëm në rast të arritjes së një marrëveshjeje mes partive politike, për të konstituuar Kuvendin pas aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese dhe votimit të buxhetit deri në fund të muajit dhjetor.

Në kushte normale, Ligji për Buxhetin e vitit 2026, sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike do të duhej të dorëzohej në Kuvend më së largu më 31.10.2025 nga Qeveria, përkatësisht nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve. Por momentalisht një gjë e tillë është e pamundur për shkak të mungesës së një Kuvendi të konstituuar.

Kuvendi pasi kryen dëgjimet e veta buxhetore dhe leximin e parë e të dytë të Ligjit për Buxhetin, më së largu do duhej më 31.12.2025 të votonte me së paku 61 vota për, Ligjin për Buxhetin e vitit 2026.

Në rast se Kuvendi nuk arrin të konstituohet dhe të shkojë me kohë Ligji për Buxhetin në Kuvend, e rrjedhimisht të votohet nga Kuvendi, pasojat në raste të tilla parashihen me nenin 24 të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike.

Ky nen parasheh që nëse zgjedhjet për Kuvend të Kosovës janë mbajtur në katër muajt e fundit të vitit, atëherë buxheti sigurohet për dy muajt e parë të vitit- i barabartë me 16.67 % nga viti i kaluar fiskal.

Në rastet kur nuk ka zgjedhje në katër muajt e fundit, buxheti zgjatet për një muaj, pra vetëm për muajin janar, i barabartë me 8.33 % nga viti i kaluar.

Ky nen parasheh që buxheti i tillë të mund të vazhdojë deri më 31 mars, por vetëm në rastet kur ka Kuvend të konstituuar, i cili merr vendim që të autorizoj zgjatjen e Ligjit për Ndarjet Buxhetore të vitit të kaluar fiskal.

“Ligji për Ndarjet Buxhetore i vitit të kaluar fiskal, në asnjë rast, nuk mund të zgjatet për më shumë se tre (3) muaj të vitit të ardhshëm fiskal” – thuhet në pikën 2 të nenit 24 të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike.

Për situatën aktuale në vend kur ende nuk ka Qeveri të re e Kuvend të konstituuar, kur po pritet aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb dhe të nisë rrjedhja e afatit 12 ditësh për konstituimin e Kuvendit, KALLXO.com ka folur me Blendi Hasajn drejtor Ekekutiv i Institutit GAP dhe me profesorin e ekonomisë Mejdi Bektashin.

Hasaj konsideron se në rast se vazhdon ngërçi institucional, atëherë do ketë probleme rreth buxhetit të vitit 2026.

“Nëse vazhdon ngërçi institucional, si me zvarritjen e procesit të konstituuimit të Kuvendit dhe krijimit të Qeverisë apo me mbajtjen e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme nacionale pa ndonjë konsensus mes partive edhe rreth votimit të Ligjit të buxhetit, atëherë çështja e mos votimit të buxhetit për vitin 2026 bëhet më problematike dhe më reale si opsion” – ka deklaruar ai për KALLXO.com.

Profesori Bektashi, nga ana tjetër, përveç mungesës së Kuvendit, e konsideron problematik edhe një aktgjykim të Gjykatës Supreme e cila ka thënë se anëtarët e kabinetit qeveritar të Qeverisë në detyrë nuk mund të jenë njëkohësisht edhe deputetë.

Në rastin e Buxhetit për vitin 2026, sipas Bektashit, kjo paraqet problem tek rasti i deputetit/ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati.

“Problemi është i Gjykatës Supreme që konsideron që ministrat që momentalisht janë edhe deputetë, në këtë rast ministri i Financave, janë në konflikt të pastër të interesit. Problemi tjetër është që ende nuk e kemi aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese, por në mënyrë të hapur thuhet se Kuvendi ende nuk është konstituuar dhe është problem që i njëjti të mblidhet dhe deri më 31 dhjetor, kur është dita e fundit e aprovimit të buxhetit fiskal, të votohet në parlamentin e Kosovës” – deklaroi ai për KALLXO.com.

Ai ka shtuar se nëse nuk konstituohet Kuvendi sipas kërkesave të Kushtetueses, kryetari aktual i Kuvendit, Dimal Basha nuk mund ta thërras seancën deri në afatin e fundit.

“Kriza politike në mes të pozitës dhe opozitës po reflektohet edhe në situatën ekonomike. Ndoshta mund të kemi jo vetëm bllokim të buxhetit por edhe probleme në financat publike, humbje të besimit në sistemin bankar, që njerëzve do u shkaktoj pasoja të ndryshme” – ka shtuar profesori Bektashi.

Hasaj në anën tjetër, ka deklaruar se nëse nuk votohet buxheti deri në fund të dhjetorit dhe nuk ka zgjedhje të jashtëzakonshme për Kuvend në këtë periudhë, atëherë buxhet për shpenzime nga sektori publik do të ketë vetëm deri në janar të vitit 2026.

“Ndërkaq, nëse ndodh të mbahen zgjedhje të reja para vitit të ri, Ligji për menaxhimin e financave publike lejon që ndarjet buxhetore të vazhdojnë deri në shkurt të vitit 2026. Pas këtyre afateve, nëse nuk konstituohet Kuvendi, do të bllokoheshin të gjitha pagesat në sektorin publik, përfshi ato për paga të punonjësve të sektorit publik, realizimin e projekteve kapitale, etj. Pra, gjërat komplikohen veçanërisht në rastet kur nuk kemi Kuvend të konstituuar” – tha Hasaj.

Ai deklaron se në rastet kur ka Kuvend të konstituuar dhe funksional, ka mundësi që të gjinden zgjidhje.

Një nga zgjidhjet, sipas tij do të ishte, zgjatja e afatit të shpenzimit të buxhetit së paku deri në muajin mars apo duke u bërë edhe zgjidhje të tjera rreth buxhetit, kjo për shkak të fuqisë që ka Kuvendi si institucion.

Nenin 24 të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike e ka cituar edhe profesori Mejdi Bektashi, i cili deklaron se në rast të tillë, do të bllokoheshin investimet kapitale.

“Ligji për menaxhimin e finncave publike, neni 24 e parasheh që në mungesë të ligjit për ndarjet buxhetore- nëse deri më 31 dhjetor 2025 nuk është aprovuar ligji- për tre muaj mund të përdoren vetëm 8.33 përqind të buxhetit të vitit paraprak, edhe atë për t’i paguar vetëm pagat e shërbyesve civil. Dhe, nga 1 janari Qeveria nuk mund t’i përdor këto mjete buxhetore për investime të projekteve kapitale” – tha ai.

Profesori Bektashi ka përmendur edhe një problematikë tjetër që do të ndikonte në jetët e qytetarëve në rast të mosvotimit të buxhetit.

Kjo ndërlidhet me vitin 2024, gjatë së cilit për shkak të mosmarrëveshjeve politike mes partive, nuk votoheshin marrëveshje ndërkombëtare për të cilat nevojiten 2/3 e votave në Kuvend.

“Nëse e analizojmë në detaje vitin 2024, për shkak të krizës politike, shohim se thuajse nuk është ratifikuar asnjë marrëveshje ndërkombëtare, që kryesisht kanë të bëjnë me fondet që i siguron Bashkimi Evropain për zhvillimin ekonomik të Kosovës ose për marrëveshjet ndërkombëtare në mes të shteteve. Në këtë rast, ne kemi edhe mungesë të hyrjes së kapitalit të huaj që na jepet me kredi të favorshme, me norma lehtësuese kreditore ose grante të ndryshme” – tha profesori Bektashi, duke shtuar se vonesa në aprovimin e buxhetit do të nënkuptonte prolongim të investimeve në sektorë strategjik si dhe thellim të krizës ekonomike dhe asaj politike.

Bektashi dhe Hasaj kanë folur edhe për rastet kur në të kaluarën ka pasur vonesa në miratimin e Ligjit për Buxhetin.

Drejtori Ekzekutiv i Institutit GAP, deklaron se ka pasur situata të ngjashme, kur është vonuar miratimi i buxhetit dhe kanë ndodhur zgjatje të afateve për shpenzim të buxhetit përtej muajit dhjetor.

“Asnjëherë nuk ka ndodhur që të vijmë tek një krizë buxhetore apo mosvotim i buxhetit pas tremujorit të parë të vitit për të cilin duhet të miratohet buxhet i ri. Normalisht që në rast të një situate pa buxhet të miratuar pas tremujorit të parë të vitit 2026, ndikimi (negativ) në ekonomi do të jetë i shumëfishtë, si në konsum, në likuiditetin në ekonomi, etj., marrë parasysh peshën që ka sektori publik në këtë aspekt” – tha Hasaj.

Profesori Bektashi në anën tjetër ka thënë se në vitet kur nuk ka pasur koalicione, ka pasur edhe vonesa në miratimin e Ligjit për Buxhetin.

“Është viti 2020 kur buxheti është aprovuar dy javë para skadimit të ndërprerjes buxhetore. Ndërprerja e financimit buxhetor, nënkupton automatikisht edhe dorëheqjen e Qeverisë. Kishim edhe vitin 2019 kur buxheti ishte aprovuar fillim të muajit shkurt, ndërkaq kriza më e madhe ishte në vitin 2011 kur buxheti është aprovuar më 31 mars dhe është dekretuar më 1 prill të atij viti, në momentin e fundit për tu ndërprerë financimi buxhetor” – tha Bektashi.

Ai ka shtuar se gjatë katër viteve të fundit, sa herë që është miratuar Ligji për Buxhetin problematike ka qenë edhe mosmarrja parasysh e amendamenteve të propozuara nga deputetët opozitarë, të cilët kërkonin buxhet për projekte në komuna të cilat nuk udhëhiqeshin nga partia në pushtet.

Nëse kthehemi prapa në kohë, mund të shihen rastet se kur është publikuar në Gazetë Zyrtare, pra dekretuar pas afatit Ligji për Buxhetin e vendit.

Nga viti 2010, janë nëntë raste të tilla. Më ekstremi është viti 2011, kur Ligji për buxhetin është shpallur më 01.04.2011.

Dallimi mes buxhetit të vitit 2026 dhe buxheteve tjera që janë dekretuar me vonesë është se në të gjitha rastet tjera ka pasur Kuvend funksional. Ligji për Buxhetin ishte dërguar në Kuvend për miratim por që për shkak të krizave politike nuk ishte miratuar brenda vitit fiskal paraprak. Teksa për Ligjin e Buxhetit 2026, problemi është që ai nuk mund të dërgohet fare në Kuvend, për shkak se sipas kushteve aktuale, nuk ka Kuvend funksional fare.

3 miliardë e 595 milionë e 508 mijë e 786 euro ka qenë buxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2025.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës kishte filluar më 15.04.2025 teksa pas disa muajsh bllokadë e dy aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese ngërçi i parë u zgjodh me zgjedhjen e Dimal Bashës- Kryetar të Kuvendit më 26.08.2025. Ndërkaq, nënkryetarë u zgjodhën Albulena Haxhiu (LVV), Vlora Çitaku (PDK), Kujtim Shala (LDK), si dhe Emilija Rexhepi nga radhët e komuniteteve joshumicë joserbe.

Ish-partitë e bllokut opozitar nuk ia kishin dhënë votat deputetit Nenad Rashiq me arsyetimin që forma qysh po vepron Kryetari i Kuvendit nuk është kushtetuese. Ndërkohë, votat si mori as Lista Serbe e cila nuk pranoi kandidat tjetër pos Sllavko Simiqit, emri i të cilit është propozuar tri herë dhe nuk ka marrë votat e mjaftueshme, njësoj siç nuk ki kanë marrë as tetë deputetët e tjerë të hedhur në votim me short.

Vetëvendosje si partia e parë e ka përsipër që të gjej zgjidhje për konstituimin e Kuvendit, mirëpo partitë e tjera poashtu e kanë për obligim që të kontribuojnë në zgjidhje.

Pas 30 ditësh masë e përkohshme, e cila po vazhdon ende deri në publikimin e plotë, Kushtetuesja ka vlerësuar Kuvendin si të pakonstituuar.

Kushtetuesja konstaton se seanca konstituive e Kuvendit, e filluar me 15 prill 2025 nuk ka përfunduar si rezultat i moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, dhe Kuvendi nuk është konstituuar.

Gjykata ka urdhëruar që seanca konstituive e Kuvendit të përfundojë brenda afatit të përcaktuar përkatësisht brenda afatit të mbetur prej 12 (dymbëdhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e aktgjykimit.

Kushtetuesja ka kërkuar të vazhdojë masën e përkohshme, e cila ka hyrë në fuqi nga data 5  shtator 2025, deri në hyrjen në fuqi të këtij aktgjykimi.

Kërkesa në Gjykatën Kushtetuese është dorëzuar nga Igor Simiq, Slavko Simiq, Verica Qeraniq, Zlatan Elek, Adem Hoxha, Srdan Popoviq, Branislav Nikoliq, Stefan Kovaqeviq, Miljana Nikoliq dhe Ljiljana Stefanoviq, deputetë të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Listës Serbe.

Lista Serbe në kërkesën që ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me votimin e nënkryetarëve të Kuvendit, ka kërkuar që votimi për nënkryetarët nga partitë e komuniteteve joshumicë të kthehet në pikën zero, të zhvillohet në mënyrë të unifikuar, apo thënë ndryshe në “pako”, dhe të vendoset masë e përkohshme, në mënyrë që mos të hapet rrugë për rrjedhjen e afateve për formimin e Qeverisë.

Kosova tashmë ka më shumë se gjysmë viti pa institucione të reja, pasi seanca konstituive që ka nisur që më 15 prill edhe pse është mbyllur, ende nuk ka përfunduar me një zgjidhje.

Seanca e fundit e legjislaturës së tetë është mbajtur mbajt me 5 dhjetor 2024.

Nga Zgjedhjet e 9 shkurtit fitues doli Lëvizja Vetëvendosje me 42.30%, PDK e dyta me 20.95%, LDK e treta 18.27%, AAK-Nisma me 7.06%.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”