Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Komuna e Mitrovicës së Veriut lejon vendosjen e karrigeve në terracën e kafenesë që ishte pronë e Radoiçiqit

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Kafeneja "Grey" në Mitrovicë të Veriut, 14.08.2025- Foto: Florinda Kelmendi/ KALLXO.com

Komuna e Mitrovicës së Veriut lejon vendosjen e karrigeve në terracën e kafenesë që ishte pronë e Radoiçiqit

Me kërkesë të Komunës së Mitrovicës së Veriut më 13.08.2025 ishte larguar terraca e kafenesë “Grey”, e cila gjendej në sheshin “Car Llazar”, pranë zyrave të Listës Serbe.

Të nesërmen, më 14.08.2025, KALLXO.com vërejti se ndonëse platforma ishte larguar, karriget ishin të vendosura në këtë pjesë.

Lidhur me këtë, Visar Syla, shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës, tha se vendosja e tyre është lejuar nga Komuna.

“Janë vendosur vetëm karriget, siç lejohet për të gjithë”- tha shkurtimisht Syla për KALLXO.com.

Kafeneja “Grey” në Mitrovicë të Veriut, 14.08.2025- Foto: Florinda Kelmendi/ KALLXO.com

Para një jave, KALLXO.com raportoi se kafeneja ishte në pronësi të të kërkuarit për sulmin terrorist në Banjskë, Millan Radoiçiq.

Kjo hapësirë publike tani e tutje mund të frekuentohet lirshëm nga qytetarët në këtë pjesë të qytetit.

Sipas komunarëve, qëllimi i këtij aksioni ishte lirimi i hapësirave publike.

https://kallxo.com/lajm/komuna-e-mitrovices-se-veriut-largon-terracen-e-kafenese-qe-ishte-ne-pronesi-te-radoiciqit/

Kujtojmë se më 04.04.2024, zyrtarët e Agjencisë për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar (AAPSK) kanë sekuestruar restorantin e ish-nënkryetarit të Listës Serbe dhe personit që mori përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë, Millan Radoiçiq.

Përpos restorantit “Grey” që gjendet në Mitrovicë të Veriut ishte konfiskuar edhe një banesë në katin e gjashtë në ndërtesën ku gjendet restoranti.

Policia e Kosovës kishte vazhduar edhe të nesërmen aksionin në pronat e Radoiçiqit.

Në dhejtor të vitit 2023, KALLXO.com raportoi se Millan Radoiçiq, i cili doli publikisht se i priu grupit që organizoi sulmin terrorist në Banjskë tashmë ka zënë vend në listën e personave të cilët kërkohen nga INTERPOL-i.

Kjo pasi që i njëjti dyshohet për vepra të ndryshme penale e që ndërlidhen edhe me terrorizëm.

KALLXO.com ka siguruar edhe fletarrestimin të cilin INTERPOL-i e lëshoi për Radoiçiqin.

Fletarrestimi bazohet edhe në dy vendime të Gjykatës së Prishtinës në lidhje me të njëjtin person.

Sipas informacioneve që posedon KALLXO.com, INTERPOL-i ka përmendur edhe dy urdhër-arreste të lëshuara nga Gjykata e Prishtinës.

Millan Radoiçiq sipas vendimeve të institucioneve të drejtësisë në Kosovë dyshohet për kryerje të veprave penale terroriste, konkretisht, vepra të rënda kundër rendit kushtetues apo sigurisë së Republikës së Kosovës, kryerje të veprave terroriste si dhe pastrim parash.

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, e ka marrë përgjegjësinë për ngjarjet në Banjskë të Zveçanit të datës 24 shtator 2023.

Në orët e para të kësaj dite një patrullë e Policisë së Kosovës ishte sulmuar me mjete shpërthyese.

Rreshteri i Policisë, Afrim Bunjaku, ishte vrarë, një polic tjetër ishte plagosur dhe një tjetër ishte lënduar në këtë sulm.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Punime në rrjetin elektrik, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten