Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Koha e artë e lajmit, Baleti Kombëtar shënon ‘Ditën Botërore të Vallëzimit’ me shfaqjen ‘Deadline’

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Pamje nga shfaqja ‘Deadline’. Foto: KALLXO.com.

Koha e artë e lajmit, Baleti Kombëtar shënon ‘Ditën Botërore të Vallëzimit’ me shfaqjen ‘Deadline’

Baleti Kombëtar i Kosovës ka shfaqur të martën më 29.04.2025, baletin “Deadline” në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Rikthimi në skenë i shfaqjes “Deadline” nga BKK është bërë për të shënuar “Ditën Botërore të Vallëzimit”, 29 Prillin.

Shfaqja “Deadline” me koreografi nga Sead Vuniqi, prodhuar nga BKK-ja, sjell në skenë punën e përditshme të një redaksie gazete të shtypur.

Ideuar sikurse një redaksi gazetash e viteve 1920/1930 të një metropoli europian, në skenë dukeshin tavolina e makina shkrimi të kohës. Në rolin e gazetarëve, balerinët “vraponin” pa ndërprerë nga një tavolinë tek tjetra për të zënë “deadline” -in për plasimin e lajmit.

Duke u frymëzuar nga puna e përditshme e stafeve të gazetave; gazetarëve, fotoreporterëve, redaktorëve e teknikëve, për të përgatitur lajme, përmes interpretimit, balerinët pasqyrojnë “luftën” e gazetarëve e stafeve të gazetave, për shkrimin e lajmeve dhe plasimini e tyre, vendimeve të shpejta, tensioneve e presioneve për më shumë lajme të rëndësishme, deri te kënaqësia e stafeve për punën e bërë.

Nostalgjia e rikthyer përmes shfaqjes

Balerini i trupës së BKK-së, Sead Vuniqi, që ka bërë koreografinë e shfaqjes “Deadline”, ka thënë pas shfaqjes se për realizmin e këtij baleti është frymëzuar nga rëndësia që dikur kishin gazeta për informimin publik. Sipas tij, gazeta dikur ishin burimi i vetëm i informimit, kurse, gazetarët bënin një punë mjaft dinamike për të arritur te lajmi dhe informuar sa më parë publikun.

Ndër sot, ka thënë ai, gjithçka ka ndryshuar.

“Gazetat ishin mjaft të rëndësishëm për informim publik. Shfletimi i tyre për të lexuar lajme të ndryshme të krijonte një ndjenë të veçantë. Kjo dhe është ideja e shfaqjes, për të rikthyer nostalgjinë që kishte dikur leximi i lajmeve përmes gazetave”- ka thënë ai për KALLXO.com.

Si lexuesi i rregullt i gazetave ditore, nga ku edhe informohej për ngjatje të ndryshme nga kultura, sporti e fshat tjera, Vuniqi shpreh keqardhje për mosekzistimin e këtyre gazetave.

“Pavarësisht zhvillimeve teknologjike, kur nga telefoni mund të kryejmë shumë punë dhe të informohemi për zhvillime në kohe rekorde për gjithçka, pse të mos kemi gazeta edhe ne sikurse shumë vende tjera” – ka thënë koreografi Vuniqi, duke shtura se shfaqja është një kujtim për kohën e artë të gazetarisë.

Balerina Aulonë Nuhiu, e cila në shfaqje interpreton rolin e fotoreporteres, ka thënë për KALLXO.com se shfaqja “Deadline”, është një rikthim në kohë, siç ka thënë ajo, në një kohë mjaft interesante kur dilnin gazetat e përdoreshin makinat e shkrimit.

 “Përmes shfaqjes vihet në pa vlera e gazetarisë së shkruar, kohës kur ato ishin burimi i rëndësishëm për informim publik. Në shfaqje shihet edhe presioni dhe dëshira e gazetarëve për të nxjerrë lajme sa më të rëndësishme dhe kërkesat për sa ma shumë lajme për publikun”- ka thënë ajo.

Nuhiu ka thënë shfaqja “Deadline” është realizuar mjaft mirë nga trupa e BKK-së dhe këtë, sipas saj e tregon edhe interesimi i publikut për ta parë atë.

 Dita Botërore e Vallëzimit

Çdo vit, më 29 prill në mbarë botën shënohet Dita Botërore e Vallëzimit.

Dita Botërore e Vallëzimit nisi të shënohet nga 29 prill i vitit 1982, me vendim të Këshilli Ndërkombëtar të Vallëzimit dhe UNESCO-s.

Kjo ditë i dedikohet vallëzimit, gjuhës e cila transmetohet përmes një kombinimi mes lëvizjeve trupore dhe emocioneve.

Sinan Kajtazi, drejtor i BKK-së tha për KALLXO.com se Dita Botërore e vallëzimit është një ditë që na kujton fuqinë e trupit, shpirtit dhe mendjes për të komunikuar përtej fjalëve.

Sipas tij, vallëzimi është një nga format më të pastra të shprehjes njerëzore.

“Është një ditë që na kujton fuqinë e trupit, shpirtit dhe mendjes për të komunikuar përtej fjalëve, për të ndërtuar ura mes kulturave, brezave dhe zemrave. Baleti është më shumë sesa lëvizje -është histori, është emocion, është reflektim i shoqërisë dhe i shpirtit njerëzor. Ne, si institucion, kemi privilegjin dhe përgjegjësinë të kultivojmë këtë trashëgimi të çmuar dhe të shtyjmë kufijtë e saj drejt një të ardhmeje edhe më të ndritur”- ka thënë Kajtazi.

Premiera e baleti “Deadline” është dhënë më 20.03.2025 në Atelienë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Pamje nga shfaqja ‘Deadline’. Foto: KALLXO.com.
Pamje nga shfaqja ‘Deadline’. Foto: KALLXO.com.
Pamje nga shfaqja ‘Deadline’. Foto: KALLXO.com.

 


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”